Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet ditën e sotme në orën 10:00. Sot do të votohet edhe përbërja e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor dhe Territorial. Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla tha dy ditë më parë se kanë dhënë aprovimin për ngritjen e 2 komisioneve dhe sot do të votohet për përbërjen e tyre. Ai shtoi se secili nga komisionet do të ketë nga 8 anëtarët të PS-së, ndërsa bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore do të jetë Damian Gjiknuri. Mandati për komisionet do të jetë 6 mujor pasi sipas tij janë të mjaftueshëm për të hulumtuar e për të vlerësuar propozimet.
Po ashtu në rend ditë janë disa projekligje të tjera të cilat do të diskutohen dhe hidhen në votim.
RENDI I DITËS:
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 10.2.2022 (Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime (Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Spanjës si shtesë e Konventës Evropiane për Ekstradimin të vitit 1957”. (Neni 121 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim/absolute Pyetje Shprehet nismëtari Relator: Saimir Hasalla Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Dhënie mendimi komisioni për Sigurinë Kombëtare Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit
4. Projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën kuadër për Etikën në Turizëm dhe protokollin opsional të saj”. (Neni 121 të Kushtetutës dhe nenet 55 dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim/absolute) Pyetje Shprehet nismëtari Relator: Laert Duraj Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Diskutime (Shprehen grupet parlamentare) Koha e votimit 2
5. Projektvendim “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Neni 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit
6. Projektvendim “Për miratimin e listës së dytë në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Neni 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Koha e votimit
7. Projektvendim “Për zgjedhjen e 6 anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive”. (Neni 78 i Kushtetutës, nenet 50 dhe 111 të Rregullores së Kuvendit si dhe neni 9, pika 4, i ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar””, votim i fshehtë, shumicë e thjeshtë votash për miratim) Relatorë: Besion Ajazi dhe Ina Zhupa Koha e votimit
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60′)