• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi/ Rritja e pagave, deputetët bien dakord pas debateve! Përfitojnë 130.330 punonjës! Komisioni i Ligjeve miraton paketën

by Java News
19/05/2023 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i ligjeve miratoi paketën ligjore për rritjen e pagave të 130 330 punonjësve të administratës publike. Vendimi Iu shoqërua me debate për shkak të kërkesës që në listën e përfituesve të rritjes, të hyjnë edhe deputetët.

Kjo pikë pas diskutimeve gjeti konsensus dhe ligji do të kalojë në komisionin e ekonomisë ku propozohet ndryshimi I koefiçientit dhe rritja e pages për deputetët. Drafti vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuse për rishikimin e hireakisë së pagave, pas shqetësimit të ngritur nga magjistratët.

Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë shpjegoi që ligji ka efekt që prej datës 1 prill 2023.

“Nga ligji përfitojnë 250 funksionarë politikë, që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentit. Paga e presidentit rritet në 425 000 lekë, nga 257 000 që është aktualisht. Koeficientët, që lidhen me kuvendin dhe qeverinë, ato janë përjashtuar pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta parë në një moment të dytë. Grupet e prekura indirektë janë administrata qendrore dhe vendore. Kostoja totale e kësaj politike 39 mld lekë në 1 janar 2025”-tha Ibrahimaj.

Por, kundërshtitë nuk munguan nga deputetët opozitarë dhe të mazhorancës. Sipas tyre, ligji e deformon hiearkinë e pagave me mosrritjen e tyre për deputetët,

“Unë konstatoj se nuk ruhet kjo hireaki. Ajo që më vret syrin janë disa paga, komisionerët e shërbimit civil, KQZ, Autoriteti konkurrencës, Këshilli drejtues i RTSH, etj,  e koeficentit e kalojnë pagën bazë të prokurorit dhe gjyqtarit. S’besoj se këto bëjnë një punë më të dobishme se gjyqtari e prokurori. Po ashtu në raport me deputetin, janë shumë më lart, nga hireakia s’mund të jetë kështu”- argumentoi deputeti i PS- Fatmir Xhafaj.

“Ekuilibri hierakik nuk ruhet në piramidën e pagave. Do i sugjeroja komisionit të ekonomistë të rishinte raportin e pagave”- shtoi deputeti socialist, Klevis Xhoxhi.

Në mbështetje e argumentimit të Xhafajt, u shpreh edhe deputetja e PD-së, Dhurata Çupi e cila tha se Ibrahimaj nuk kishte respektuar hierarkinë e pagave.

“Mbështes edhe unë atë që thotë z. Xhafaj, s’keni qenë e kujdeshme të zbatoni vemdimin e GJK, por edhe hireakinë e pagave dhe respektin e ndaj institucionit ku ju raportoni. Mendoj se rritja e pagave duhet të jetë më e madhe”-tha ajo.

Ndërsa ministrja, Ibrahimaj tha se pagat për magjistratët dhe titullarët e institucioneve të pavarura do të jenë më të larta sepse u është garantuar nga ligjet e veçanta.

“Për nivelin e pagave të magjistratit dhe enteve të pavarura, në fakt do e kenë paga më të larta sesa titullarët e institucioneve të pavarura, pasi në ligjet e tyre të veçanta kanë të caktuara shtesa me pagë të caktuara me ligj”-theksoi ministrja.

Debate pati edhe për pensionet, ku opozita u shpreh e shqetësuar për dështimin e sistemit.  Por Ibrahimaj, paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë edhe një reforme në sistemin e pensioneve. Paketa e rritjes së pagave, parashikon shtim me 20-40% në fund të 2024, me synimin që paga mesatare të rritet nga 530 euro në 930./m.j

Next Post
Dyshohet se është fëmijë/ Skenë horrori në plazh, pushuesit gjejnë pjesë trupi në bregun e detit

Dyshohet se është fëmijë/ Skenë horrori në plazh, pushuesit gjejnë pjesë trupi në bregun e detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

“Çmontohet” banda kriminale në Spanjë, përdornin notuesit për të fshehur kokainën në anije

January 15, 2026
Martin Leka: PS e ka marrë seriozisht fushatën në Tiranë, PD e papërgatitur dhe pa kandidat

“Berisha do të shkrinte SPAK po të kishte mundësi”, Leka: Zbutja e tonit lidhet me çështjet e tij penale

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In