• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi/ “Revoltë” në PD ndaj Bashës, shtyhet ndryshimi i Këshillit Kombëtar!

by Java News
19/04/2018 08:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi aktual drejtues i Partisë Demokratike do të mbetet i pandryshuar, deri në kohën kur të gjithë strukturat në bazën e PD-së të riorganizohen dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, të thërrasë sërish Kuvendin Kombëtar.

Ky ishte vullneti i anëtarëve të kryesisë së PD-së në mbledhjen që u zhvillua mbrëmjen e 14 prillit, ku edhe u vendos që Kuvendi Kombëtar i PD-së, që do të mbahet në 28-29 prill, do të thirret vetëm për të miratuar ndryshimet në statut. “Panorama” ka mësuar se në mbledhjen e Kryesisë së zhvilluar në 8 mars të këtij viti, kreu i PD-së, Lulzim Basha, kërkoi që në Kuvendin Kombëtar të PD, që do të mbahet në fund të prillit, krahas miratimit të ndryshimeve statusore, të zgjidhet edhe Këshilli i ri Kombëtar.

Por, kundërshtitë e prodhuara në këto javë në radhët e demokratëve për zgjedhjen e këtij Këshilli, kanë bërë që edhe vetë Basha, në mbledhjen e tri ditëve më parë, të mbështesë qëndrimin që në Kuvend të miratohet vetëm statuti i ri i partisë dhe të shtyhen në një afat të pacaktuar zgjedhjet për forumet e reja në PD. “Ka pasur një keqkuptim për këtë çështjen e zgjedhjes së Këshillit të ri Kombëtar në këtë Kuvend, që do të organizohet në 28 prill. Ky propozim është parë si një përpjekje për ta mbyllur partinë, ndërkohë që qëllimi ka qenë për të fituar kohë për procesin e riorganizimit përpara një viti elektoral që kemi përpara”, ka deklaruar Basha.

RIORGANIZIMI
Në mbledhjen e Kryesisë të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune, grupi politik i punës i mandatuar nga Lulzim Basha prezantoi dokumentin politik për ndryshimin në statutin e PD-së. Dokumenti, pas pesë orë debatesh, me ndryshime të vogla, u miratua. Aktualisht, ky dokument politik i prodhuar nga grupi i punës është marrë në dorë nga Sekretari për Çështjet Ligjore të PD-së, Ivi Kaso, dhe kreu i Departamentit për Drejtësinë dhe në PD, Gazment Bardhi. Draftstatuti do të kalojë në Këshillin Kombëtar këtë të premte dhe vetëm pasi të marrë miratimin e Këshillit Kombëtar do t’i paraqitet për t’u votuar Kuvendit Kombëtar. Menjëherë pasi të miratohet statuti nga Kuvendi Kombëtar, Partia Demokratike do të nisë procesin e zgjedhjeve në parti. Nëse riorganizimi në degë do të mbyllet deri në muajin qershor, PD pritet të thërrasë në muajin shtator sërish Kuvendin Kombëtar për të zgjedhur Këshillin e ri Kombëtar. Është e drejtë e Këshillit Kombëtar të zgjedhë kryesinë e PD, ku përfshihen nënkryetarët e partisë, sekretarët dhe anëtarët e kryesisë.

STATUTI
Të kontaktuar nga “Panorama”, anëtarët e grupit të punës, të cilët kanë punuar për përgatitjen e dokumentin politik sqarojnë se më i rëndësishëm se statuti i ri që do të miratohet në PD do të jetë hartimi i një rregulloreje të re në radhët e demokratëve. Rregullorja është parë si një domosdoshmëri në PD, pasi sipas burimeve nga selia blu, në statutin e PD, pavarësisht se jepen garanci dhe krijohen hapësira, sërish ofrojnë vetëm garanci të përgjithshme. Statuti i ri i demokratëve do të japë garanci në nivel parimesh për të gjithë flukset apo grupet në radhët e demokratëve, por zgjidhja më e vërtetë do të jetë fryma se si ky statut do të zbatohet. Grupi i punës për ndryshimet statusore në PD besojnë se garancitë që statuti do të respektohet në vazhdim, do të jetë miratimi i një rregulloreje, e cila do të miratohet nga Këshilli Kombëtar.
Burimi: http://www.panorama.com.al/pd-shtyn-zgjedhjet-e-brendshme-kuvend-vetem-per-statutin/

Next Post
Drita jeshile nga KE, AFP: Gjërat që duhet të dini për Shqipërinë e mercedezëve dhe gjakmarrjes

Drita jeshile nga KE, AFP: Gjërat që duhet të dini për Shqipërinë e mercedezëve dhe gjakmarrjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

Përplasjet me PDK-në, Haxhiu: Stafi i Kuvendit të mos përfshihet në sherret politike

August 13, 2026
Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

Leavitt largohet nga Shtëpia e Bardhë, sekretarja e Shtypit e Trump do të tërhiqet në fund të muajit

August 13, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Kush po i vë zjarret?

August 13, 2026
Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

Ishte me pushime me familjen, ndahet papritur nga jeta ish-kreu i Gjykatës së Vlorës Skënder Haluci

August 13, 2026
Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

Sherri fizik degradon në tentativë vrasjeje, 6 të arrestuar në Divjakë

August 13, 2026
Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

Trump hap “thesin” për Shtëpinë e Bardhë, mbi 900 milionë dollarë për rikonstruksione

August 13, 2026
Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

Zjarri në Mirditë, dhjetëra forca vijojnë betejën me flakët në Perlat dhe Trojez

August 13, 2026
Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

Groenlanda detyron kompaninë amerikane të lidhur me Trumpin të shtyjë shpimet për naftë

August 13, 2026
Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

Vijon vatra e zjarrit në Parkun Kombëtar të Lurës, punohet me dy avionë

August 13, 2026
PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

PDK paralajmëron Kurtin: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

August 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com