• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi refuzoi ta votojë, Mirakaj: Më shqetësoi gjuha e Bardhit, Alibeaj u kërkoi deputetëve të mos mbështesin kandidaturën time

by Java News
30/05/2022 21:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Simon Mirakaj, në një lidhje me emisionin “log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka treguar se si e priti që emri i tij për të qenë anëtar i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, nuk u votua me pretendimin se ai ishte propozuar nga Sali Berisha.

Mirakuj tha se më shumë keq i erdhi për gjuhën e përdorur nga një nga eksponentët e PD, Gazment Bardhit, se me pjesën që emri i tij nuk u votua.

I pyetur nga moderatori Xhafo se kush mund të ishte “strumbullari” i kësaj që ndodhi, Mirakaj tha se e gjitha është stisur nga Gazment Bardhi, ndërsa theksoi se vetë Enkelejd Alibeaj u kishte kërkuar deputetëve që të mos mbështesnin kandidaturën e tij.

Ndërkohë që analisti Lorenc Vangjeli tha se kjo është një lojë e pistë politike, pasi si PS ashtu edhe PD po veprojnë gabim, jo vetëm për mos votimin e zotit Mirakaj, por edhe për pjesën që e artificës që po bëjnë me ish-kryeministrin Berisha.

Pjesë nga diskutimi:

Xhafo: Kë fajësoni për faktin që nuk u votuat në parlament”? Taulant Ballën apo zotin Beisha që nuk heq emrin e tij nga lista propozuese?

Mirakaj: Ju falënderoj për ftesën. Unë do ta filloj me diskutimin që bëri Gazment Bardhi. Nuk u shqetësova për veten time për këto deklarata e zotit Balla. Ajo që më tronditi ishte mënyra e demonstrimit të zotit Bardhi dhe fjalori i tij. Si ka mundësi që një personalitet i politikës tu thotë kolegëve deputetë të së majtës që jeni të pafytyrë. Kjo më shqetësoi, kjo më tronditi, ne nuk jemi armiq me njëri tjetrin. Por ky fjalor nuk mund të përdoret as nga adoleshentët jo nga një personalitet, gjuha më tronditi më shumë sesa kundërshtimi i votës për mua.

Xhafo: Ju po thoni që zoti Bardhi e ka veçuar emrin tuaj?

Mirakaj: Sigurisht. Për mua strumbu8llar i kësaj është zoti Bardhi. Unë nuk jam personi që e kam vënë në listë zotin Berisha për deputet, është ish-kryetari Basha bashkë me zotin Bardhi. Unë e respektoj edhe mendimin kundër, jemi në demokraci, sigurisht unë që kam dit të qëndroj në kohë të vështira do t’i të fal edhe në kohë paqeje./Unë kam 30 vjet në administratën shtetërore dhe nuk mësohem dot me këtë mënyrë ekspozoje, me këtë lloj fjalori, që rrugëzgjidhjen kanë tek sharjet.

Xhafo: A keni patur komunikim të drejtpërdrejtë me zotin Berisha?

Mirakaj: Jo.

Xhafo: Unë do ju kisha thënë që t’i kërkonit zotit Berisha të tërhiqej, do e bënit?

Mirakaj: Unë nuk i kam thënë zotit Berisha as vër firmën, nuk i them as hiq firmën. Kam respekt për zotin Berisha. Unë për hir të së vërtetës, ligji jonë për tu paraqit në Komisionin e Ligjeve kërkojnë të kesh firmën e 28 deputetëve, dhe mua më kanë thënë gjithë deputetët që e kemi për nder të të mbështesim. Më vunë në dijeni se zoti Alibeaj i kishte thënë mos mblidhni fiorma për zotin Mirakj, por deputetët nuk ju përgjigjën këtij urdhri.

Vangjeli: Zoti Mirakaj nuk është viktimë. E refuzojë këtë fjalë të të gjitha kuptimet. Këtu ka një ngërç politik dhe një opid të theksuar politike. Nuk isha dakord kur vetë zoti Miraka tha se politikanët shqiptarë flasin me një gjuhë si adoleshentë, kur vetë politika shqiptare nuk e ka kaluar adoleshencën, me hormone që ju ulërijnë, me një portret të dëmtuar. Gjëja që shënohet këtu ka të bëjë me një ngërç që ka të bëjë me firmën e zotit Berisha, ai është deputet i plotë. Vendimi i socialistëve nuk mund të vazhdojë të jetë i tillë, Berisha është një deputet i zgjedhur nga populli, sa kohë është në atë sallë vota e tij ka të njëjtën vlerë si gjithë të tjerët. Artifici i socialistëve është i gabuar, herët ose vonë do ketë probleme.

Herën e parë kishte të bënte me rezolutën e Bosnjës, gjithë skena e socialistëve kishte të bënte me një kurth që vetë zoti Berisha e hapi dhe ata ranë në mënyrë të tmerrshme. Socialistët kanë ngritur një mur që nuk e kalojnë dot. Zëmë se nesër Berisha propozon një rezolutë për Shqipërinë dhe SHBA, do të votojnë kundër, po jap një shembull për të kuptuar absurdin e këtij vendimi. E dyta që është dhe më e trishtueshme, nëse zoti Alibeaj u ka kërkuar deputeteve të tij mos votojnë Mirakajn tregon një hipokrizi të frikshme brenda grupit të tij, që nuk është më e ndryshme se kjo gafë e socialistëve. PD duhet të gjejë forca që për hir të betejës me zotin Berisha mos krijojnë gjëra të përkundura.

Bozdo: Kam ngelur pa fjalë kur kam parë zhvillimet e sotme.

Xhafo: Pse: Taulant Balla hëngri presionin e Gazment Bardhit?

Bozdo: Jo për këtë jo. Ata nuk janë konseguentë sepse kandidatura e zotit Mirakaj ka kaluar edhe me firmat e komisionit të drejtuar nga anëtarja e PS. Për sa kohë kemi 28 firma deputetësh kandidatura e zotit Mirakaj duhet të shkonte të votohej. Kur dëgjoji sot zotin Alibeaj i cili thotë ne nuk e kemi problemin me zotin Mirakaj por me zotin Berisha i cili ka firmosur kandidaturën./m.j

Next Post
Plas debati/ “Edhe unë udhëtoj, por gruaja ime…”! Robert Aliaj përplaset me pastorin për videon e Librazhdit: S’ka tradhti! Pano: Po e sheh nga lupa jote!

Plas debati/ “Edhe unë udhëtoj, por gruaja ime…”! Robert Aliaj përplaset me pastorin për videon e Librazhdit: S’ka tradhti! Pano: Po e sheh nga lupa jote!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com