• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi pret gazetarët në takim/ Kërkojnë të jenë fizikisht të pranishëm në komisione. Ja 5 propozimet që do shqyrtohen

by Java News
11/06/2021 13:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Janë pesë propozime të gazetarëve që pritet të shqyrtohen nga Kuvendi, në lidhje me vendimin e ri që i ndalon atyre të jenë fizikisht të pranishëm në Komisionet dhe seancat plenare. Në takimin që u zhvillua sot mes sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genci Gjonçaj dhe përfaqësuesve të mediave, këta të fundit kërkuan rishikim të disa prej rregullave që përmban vendimi i ri.

Konkretisht, gazetarët propozuan që:

– Gazetari të jetë në mbledhje të komisionit (pa stativ dhe pa kamera)

– Gazetarë të jenë pjesë në komision, me modalitetin që me miratim të zyrës së shtypit mund të marrin pamje

– Gazetarët që marrin pjesë në komisione të kenë aparatet celularë të tyre

– Garda mos të shoqërojë gazetarët në ambientet e Kuvendit

– Të lejohen kamerat në korridore

Gjonçaj u shpreh se këto propozime do të shqyrtohen nga kreu i Kuvendit dhe Byroja dhe më pas do t’i kthehet një përgjigje gazetarëve.

Gjatë diskutimeve, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit theksoi disa herë se synimi i vendimit nuk është censura dhe se nuk do të ketë përzgjedhje pamjesh apo planesh që do t’i transmetohen gazetarëve.

” Ndryshimi ka të bëjë vetëm me krijimin e një dhome pune për gazetarët. Intervistat mund të zhvillohen edhe në ambiente të tjera të përcaktuara nga Kuvendi për intervista. Teknikisht gazetarët dhe publiku nuk pengohet nga informacioni. Kuvendi nuk censuron, nuk përzgjedh asnjë pamje asnjë plan, nuk po instalojmë regji qendrore. Çdo gjë komandohet nga vetë gazetarët dhe janë ata që përzgjedhin se çfarë transmetojnë. Në newsroom e gazetarëve nuk ka dhe nuk do ketë regjisor për përzgjedhjen e planeve. Dhoma e mediave është një mjedis me 13 kompjuter të pajisur me kufje ku gazetarët mund të ndjekin audion, videon në kohë reale të komisioneve. Po ashtu gjendet edhe një panel SDI ku media mund të marrë komisionet në kohë reale”, u shpreh ai.

Megjithatë, gazetarët këmbëngulën në nevojën për të qenë fizikisht të pranishëm në Komisione, pasi në të kundërt i censurohet informacioni.

“Nuk e kemi me sistemin audio-video, ne duam të ndjekim komisionin, sistemi audio-video duhej të ishte një opsion. Nuk ka transparencë, pse gazetarët nuk janë në Komision? Nëse unë nuk hy në komision, më ke cenuar të drejtën e informimit dhe unë duhet të njoftoj për deputetin që do marr në intervistë dhe pyetjet që do t’i bëj. Qasja nuk është bashkëpunuese. Unë akoma nuk kam raportin e shkarkimit të Presidentit Meta. Dua që gazetari të jetë në Komision, jashtë më le pa informacion”, u shpreh një gazetare e pranishme në takim.

Kuvendi mori vendimin për të dëgjuar në një takim pretendimet e gazetarëve, pasi këta të fundit u ngritën në protestë dy ditë më parë, duke e konsideruar vendimin si tentativë për censurë. Ndërkohë edhe delegacioni i BE reagoi me keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Kuvendi, duke theksuar se këto rregulla nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së.

Sipas disa ndryshimeve në Rregulloren e Kuvendit, të miratuara në Byronë e këtij institucioni, gazetarët do t’i ndjekin aktivitet vetëm nëpërmjet rrjetit të transmetimit në një sallë të posaçme për gazetarët çka pengon kontaktin e afërt me deputetët. Edhe nëse gazetarët do të duan që të marrin një prononcim apo intervistë nga deputetët në mjediset e këtij intitucioni, ata nuk do të lejohen nëse nuk kanë marrë më parë leje. Organizimi i intervistave me deputetët zhvillohet në bazë të kërkesës së partaqitur te zyra në Kuvend. Në vendimin e Byrosë theksohet se do të lejohen vetëm gazetarët e RTSH-së dhe ATSH-së që të lëvizin të lirë në Kryesinë e Kuvendit dhe sallën e parlamentit me status të veçantë.

g.kosovari

Next Post
Zgjedhjet për kryetar të PD-së/ Shpërndahen listat e anëtarëve dy ditë para votimit. Gjana: Ja rastet kur pezullohet procesi i votimit

Zgjedhjet për kryetar të PD-së/ Shpërndahen listat e anëtarëve dy ditë para votimit. Gjana: Ja rastet kur pezullohet procesi i votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë

September 26, 2026
“Dua Serbinë në grup”/ Duka shpreh dëshirat, sfidon edhe Presidentin e UEFA: Ja pse nuk dua Italinë

Duka kërkon mbështetje për Kombëtaren: Pasaportat e futbollistëve, një tragjedi më vete

September 26, 2026
“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

“Paketa e Maleve është për pronarët”, Rama në SHBA: Zvërneci sjell 4 miliardë euro, po studiojmë ndikimin dhe riskun në mjedis

September 26, 2026
Trump para “vendimit të madh” për Iranin: Marrëveshje apo “asgjësim"? -

Ndryshim kursi në Uashington: Trump parashikon marrëveshje me Kubën dhe përjashton ndërhyrjen ushtarake

September 26, 2026
“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

“Hedhësi i vezëve kishte ardhur nga Anglia”, Rama me shqiptarët e New Yorkut: Kam qenë me Thaçin këtu… Regjistri i Diasporës, dritare investimi

September 26, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Shtriga Belinda”, Albatros Rexhaj befason me deklaratën: Qenka takuar Balluku me Dumanin? O Zot…

September 26, 2026
Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

Mbyllen hetimet për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria i komunikon akuzën Shkambit

September 26, 2026
Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

Ministri i Jashtëm gjerman: Ftesa e Trumpit për Putinin në G20 është një mundësi

September 26, 2026
I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

I shkrumbuar krejtësisht/ Pamje e autobusit me turistë që u përfshi nga flakët afër tunelit të Kërrabës

September 26, 2026
Republika popullore e protestës

“Humori, Parlamenti apo qeveria: Kush të bën të qeshësh më shumë?”

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com