• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi/ Peleshi-opozitës: “Ballkani i Hapur” projekt ambicioz, ju kërkoni izolimin e Shqipërisë

by Java News
09/06/2022 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka replikuar me deputetin e opozitës Tritan Shehu, pas akuzave të këtij të fundit se qeveria nuk ka marrë asnjë masë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve në këtë periudhë krize dhe rritjes së çmimeve.

Sipas Peleshit qeveria shqiptare tashmë ka disa muaj që po u vjen në ndihmë shtresave në nevojë me paketa sociale, ndërsa theksoi se ka rimbursuar edhe naftën për fermerët.

“Duke iu përgjigjur edhe vërejtjes së zotit Shehu. Unë e kam të vështirë të ndjek logjikën epërfaqësuesve të opozitës, e kuptoj që opozitë do të thotë të kundërshtosh. Perfekt nuk kemi qenë asnjëherë, do ketë opozitë. Por unë nuk e kuptoj cili është problemi juaj me bordin që kontrollon çmimet në këtë situatë të jashtëzakonshme. Vetëm ju u thoni shqiptarëve që rritja e çmimeve vjen jo për shkak të luftës. Pra burimin duhet ta pranojmë. Në këtë situatë lufte duhet të ketë një lloj dore të shtuar të shtetit në mënyrë të përkohshme, në mënyrë që çmimet mos kërcejnë, mos ketë spekulim, kundër spekulantëve është bordi. Kur ka shenja të monopololeve ju na kritikoni ku është shteti, kur ndërhyjmë thoni pse ndërhyni.

Si ka mundësi që të thoni skeni bërë asgjë, ndërkohë që në këtë foltore kemi numëruar të gjitha masat që kemi marrë. 14 milionë euro janë investuar vetëm për naftën e fermerëve. Pensionistët për një periudhë të caktuar marrin 30 mijë lek shtesë. 5 milionë dollarë kemi vënë për transportin, në mënyrë që mos e ndiej qytetari këtë situatë lufte. Energjia është një kosto shumë e madhe që ne e përballojmë, 10 herë më lirë shitet në Shqipëri se sa është çmimi në bursë. Eksportet shqiptare janë rritur”, tha Peleshi.

Gjithashtu ministri foli dhe për akuzat që po i bëhen “Ballkanit të Hapur” nga ana e opozitës. Ai theksoi se opozita po promovon mbylljen, në vend që të dalë në krahë të këtij projekti të madh. Sipas Peleshit Shqipëria dhe rajoni duhet të integrohen më parë me njëri-tjetrin, pastaj në Bashkimin Europian.

“Dy fjalë për Ballkanin e Hapur, sensi i kritikës tuaj është i pakuptimtë, sepse ju thoni që Ballkani i Hapur kërcënon ekonominë shqiptare, ju promovoni tezën e mbylljes së tregut. Me pak fjalë ju jeni edhe kundër anëtarësimit në BE, se dhe në BE kur të anëtarësojmë me të drejta të plota, kur të jemi qytetarë të BE-së. Nëse je për perfeksionim, dil këtu dhe mbro perfeksionimin. Ashtu siç po promovojmë integrimin në BE, duhet të integrohemi edhe mes nesh në Ballkan. Ballkani i Hapur shenjat pozitive i ka dhënë që tani edhe me rritjen e eksporteve”, tha Peleshi në Kuvend./m.j

Next Post
“Nuk qeshet me 20 mijë viktima o zonjë”/ Berisha ‘shpërthen’ ndaj Manastirliut: Ke bërë tendera sekretë…

"Nuk qeshet me 20 mijë viktima o zonjë"/ Berisha 'shpërthen' ndaj Manastirliut: Ke bërë tendera sekretë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In