• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi nuk humbet kohë, i dërgon SPAK-ut autorizimin për arrestimin e Berishës

by A R
21/12/2023 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 2 orë e gjysmë pasi parlamenti miratoi me votat e mazhorancës kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës, institucioni i Kuvendit i ka përcjellë Prokurorisë së Posaçme, shkresën zyrtare.

“Kuvendi i Shqipërisë vendosi pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në shkresën zyrtare të miratuar këtë të enjte, e që mban firmën e Linda Nikollës.

Bashkëlidhur, Kuvendi dërgoi edhe raportin rekomandues të deputetëve, siç thuhet edhe në këtë shkresë.

“Vendim nr 127/2023 “Për kërkesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për dhënien e autorizimit për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali Berisha, ndërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit”. Gjithashtu, bashkëlidhur ju dërgojmë edhe raportin rekomandues të deputetëve të shumicës parlamentare, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin dhe raportin rekomandues të deputetit Enkelejd Alibeaj, anëtar i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin”.

Kuvendi miratoi me 75 votat pro të socialistëve heqjen e imunitetit për Sali Berishën, duke vendosur kështu në favor të kërkesës së SPAK për autorizim për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj tij. Seanca u zhvillua si zakonisht muajt e fundit mes kaosit, pasi deputetët e Rithemelimit bllokuan foltoren dhe ndezën tymuese.

Sali Berisha ndodhej në seancë kur u miratua kërkesa e SPAK. Ai nuk pranoi të fliste kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla i dha të drejtën e fjalës.

/a.r

Next Post
EMRAT/ Parandalohen dy atentate, policia arrestohen tre persona

EMRAT/ Parandalohen dy atentate, policia arrestohen tre persona

Comments 1

  1. AGIMI says:
    3 years ago

    DO NGORDHE TEK URA E LANES SI XHEPI TEK URA E FARKES

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com