• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi nis seancën vetëm me praninë e mazhorancës, opozita në Elbasan

by A R
06/09/2018 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi do të votojë sot Aktin Normativ që përcakton edhe shpërblimin prej 5 mijë lekësh të rinj për pensionistët dhe familjet në nevojë në fund të vitit. Qeveria ka përcaktuar në buxhet shumën prej 3.3 miliardë lekësh në funksion të paketës së solidaritetit, nga e cila do të përfitojnë jo vetëm pensionistët, por edhe familjet në nevojë.

Opozita nuk do të jetë sot në kuvend, ndërsa maxhoranca do ta miratojë Aktin Normativ, pasi ky votim kërkon shumicë të thjeshtë. Në Kuvend në rendin e ditës janë dhe dy projektligje të mbartura nga sesioni i kaluar siç është ai për shkollën e Magjistraturës dhe Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë. Këto dy votime kërkojnë dhe votat e opozitës, pasi nevojiten të paktën 84 vota për to.

SHPËRBLIMI

Ministri i Financave Arben Ahmetaj deklaroi dy ditë më parë, se duke marrë parasysh shpërblimin e fundvitit, por edhe indeksimin që iu bë pensioneve në maj, rritja e pensioneve kap shifrën e 5%.

“Këto janë në funksion të bonusit për të kapur atë shifrën prej 50 mijë lekësh në fund të vitit. Për të mos e quajtur atë, siç e quajnë ‘kokoshi një thelë’. Po buxheti është vëmendje ndaj atyre pensionistëve. Janë 50 mijë lekë. T’ju bëj një llogari të shkurtër, 3.3 miliardë është 33 milionë dollarë shto këtu 16 milionë dollarë që ishte indeksimi në maj. U bë në llogarinë e pensionistëve plus 50 milionë dollarë në vit. Se nuk duhet ta harrojmë këtë, që nëse i referohemi totalit të pensioneve që shkon 1.2 minus statuset, i bie që çdo vit pensionistëve u rriten pensionet me një 5%. Nuk është shumë, sigurisht, por e mund inflacionin. Ku inflacioni në fund të vitit do jetë rreth 2%”, sqaroi Ahmetaj shkruan Panorama.

Ministri i Financave kujtoi se qeveria “Rama” ka pasur gjithmonë në konsideratë shpërblimin e pensionistëve dhe shtresave në nevojë, ndërkohë që demokratët këto shpërblime i kanë dhënë vetëm gjatë viteve elektorale. Sipas kreut të Financave, PD në 8 vitet e qeverisjes së saj dha në total një shpërblim prej 10.5 miliardë lekësh, ndërkohë që PS vetëm në 4 vitet e para të qeverisjes ka dhënë 11.3 miliardë lekë.

“Kemi bërë debat se sa i kemi mbështetur pensionistët dhe familjet në nevojë me atë që ne i referohemi si paketa e solidaritetit. Kam bërë një krahasim mes qeverisjes 8-vjeçare të PDsë dhe 4 vjeçare të PS-së. Totali në 8 vite i qeverisjes së PD-së ka qenë 10.5 miliardë lekë. Po ta shikoni profilin e dhënies së bonusit, gjatë qeverisë së tyre është njëherë në dy vite, gjatë viteve elektorale. Ndërsa në 4 vite, PS ka dhënë 11.3 miliardë lekë. Ne kemi dhënë 10% më shumë në 4 vite se sa ata kanë dhënë në 8 vite. Mënyra se si ne e ofrojmë paketën e solidaritetit nuk ka lidhje fare me vitet elektorale. Kjo mbyll atë debatin se kush ka dhënë më shumë para”, sqaroi Ahmetaj.

LIGJET PËR VOTIM NË KUVEND

VOTOHET SOT NË KUVEND
Akt Normativ nr. 1, datë 26.7.2018, “Për disa ndryshime në ligjin nr. 109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”

LIGJE TË MBARTURA PËR VOTIM QË KËRKOJNË 84 VOTA
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/ 2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)

Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.

Next Post
Disa truke për të ruajtur gjatë ngjyrën “çokollatë” nga plazhi

Disa truke për të ruajtur gjatë ngjyrën "çokollatë" nga plazhi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

Operacioni “Game Over” në Divjakë, zbulohet lokal me lojëra fati, arrestohen pronari dhe kamarieri

July 26, 2026
Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

Shqipëria magjeps gjermanët/ Revista “Focus.de” vlerëson plazhet, çmimet dhe qytetet historike

July 26, 2026
Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

Shqipëria e Re: Me mendësi të re dhe në BE

July 26, 2026
“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

“Besa e thyer si kokërr vezë për Milot-Balldren”, Gjekmarkaj: Investim i premtuar mbi 13 herë nga Rama

July 26, 2026
“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

“Grupi i vlonjatëve ia hoqi thonjtë me pinca”, detaje nga pengmarrja e Nertil Buzit në Londër dhe pse prokuroria u tërhoq nga akuzat

July 26, 2026
Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

Kurti i përgjigjet Vuçiçit pas mesazhit për ushtrinë serbe: Kosova më e sigurt se kurrë

July 26, 2026
“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

“Besa s’ka lidhje me sorrat dhe korbat”, Rama: Të vijnë për dorëheqje poshtë penxheres sime deri në 2029-ën!

July 26, 2026
“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

“Thellësisht i tronditur”, Rama reagon për sulmin në Berlin: Shqipëria qëndron pranë Gjermanisë

July 26, 2026
Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

Një i vdekur dhe 16 të plagosur në Marshimin e Krenarisë në Berlin, reagon Merz: Sulm ndaj shoqërisë sonë

July 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 27 korrik 2026

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In