• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi nis me interpelancën për dëbimin e Gylenistit, Lleshaj: Nuk kërkoi azil! Firmosi vetë

by Java News
03/02/2020 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi ka nisur me interpelancën e parë kërkuar nga deputeti Artur Roshi me ministrin e Brendshëm në lidhje me ekstradimin e mësuesit turk që dyshohet se ishte i lidhur me lëvizjen Gylen, Harun Çelik, por edhe cështje të tjera, përfshirë kanabisin. Lleshaj u shpreh se kjo është cështje administrative dhe nuk është rasti i vetëm, pasi ka shumë persona të dëbuar jashtë, ose që janë kthyer në Shqipëri nga vendet e BE-së. Për rastin, Lleshaj tha se në momentin e dëbimit turku nuk ka ngritur pretendime, gjë që vërtetohet se ka firmosur urdhrin, gjithashtu nuk kërkoi azil dhe kjo sipas tij mbyll cdo diskutim.

“Nëse para 7 vitesh kishim 130 vrasje në vit, tani kemi 50 vrasje në vit. Jemi në shifrat më minimale historike për kanabisin. Rendi është në ditët më të mira historike, por jo ajo që duam. Ju sfidoj të jepni shifra dhe jo konkluzione në ajër. Unë jam krenar që kam sakrifikuar lirinë time dhe një pjesë të rinisë për të shërbyer ndaj vendit tim, kjo më bën krenar, me këtë nuk më kompleksoni. Interpelanca i ndaj një teksti të një interviste, unë erdha për të diskutuar për shtetasin turk, ju pyesni sa të rrezikshëm janë ushtarakët për lirinë e individit.

Por shteti dhe individi përfaqësojnë të njëjtën gjë, është produkt i zgjedhjes së individit. Sa i përket rastit të turkut, dëbimi i të huajve që nuk disponojnë dokumente të rregullta është praktikë e rëndomtë e përditshme, nuk merret vendimi nga ministri, pasi ministri merret me drejtimin politik, dëbimi është vendim administrativ. Përgjegjës janë drejtoritë vendore të kufirit dhe emigracionit, cdo vit dëbohen mijëra qytetarë të huaj që janë të parregullt. Ka dy rrugë, ose largim vullnetar ose detyrim. Me detyrim për vitin e kalkuar u larguan 45 të huaj. Në 2018 janë larguar ose dëbuar nga vendet e BE-së 99345 qytetarë të këtij vendi dhe në 2019, 7180. Ju keni pikasur një turk. Do të ishte e rëndësishme se përpara se ti japim një status politik, të ishin ezauruar hapat e tjerë ligjorë. Mund të kërkonit hetim administrativ ose nëse ka pasur dyshime se rasti është cenuar, shkelje penale, mund të ishte inicuar hetim penal.

Rasti është i tillë, Harun Çelik është ndaluar pasi u kap me vizë kanadeze të falsifikuar, nuk ka qenë rezident në Shqipëri, hyri vetëm në 5 korrik 2019 dhe doli pas disa orësh dhe erdhi në datën 8 për t’u ndaluar në dalje të kufirit. Policia për emigracionin ka zbatuar detyrimet për të huajt. Cfarë ligji është zbatuar? Është zbatuar ligji për të huajt, që thotë se dëbimi i të huajve është masë administrative që merret për largimin në bazë të vlerësimeve rast pas rast ku rezulton se ka hyrë në mënyrë të paligjshme dhe ka të dhëna se do të kalojë ilegalisht në vendet e tjera. Ky qytetar ka hyrë ilegalisht dhe do e përdorë për të kaluar në vende të tjera.

Në Shqipëri janë rreth 2 mijë turq. Masa të tilla merren edhe ndaj shqiptarëve nëse kalojnë ilegalisht kufirin. Në momentin e dëbimit nuk ka ngritur pretendime, gjë që vërtetohet se ka firmosur urdhrin dhe kjo e mbyll cdo diskutim. Dëbimi është bërë nga autoritetet përkatëse të policisë për në aeroport deri në momentin që është imbarkuar në bordin e avionit. Atij iu ofruan të gjitha të drejtat e kushtetutës për të huajt, mundësitë për të kundërshtuar aktin apo kërkimit të azilit, por ai nuk ka preferuar që të shfrytëzojë këto të drejta”, u shpreh ministri Lleshaj. /e.s/

Next Post
Mesazhi i parë i presidentit të PE nga Tirana: Mbështesim çeljen e negociatave me BE-në

Mesazhi i parë i presidentit të PE nga Tirana: Mbështesim çeljen e negociatave me BE-në

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In