• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kuvendi miraton projektligjin ‘Për Turizmin’ me 79 vota pro

by Java News
28/07/2015 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi mbylli punimet e sesionit parlamentar me miratimin të hënën në mbrëmje te projektligjit “Për turizmin”.
Me 79 vota pro, 13 kunder dhe asnje abstenim deputetet miratuan draftin, ne perfundim te séances se posacme qe zgjati mbi pese ore, duke i hapur rrugen zbatimit ligjit të ri që synon të rrisë numrin e turistëve dhe të investimeve në turizëm.
Opozita e kundërshtoi pr/ligjin, qendrim qe e kishte paralajmeruar qe me shqyrtimin në komisione, duke vleresuar se ai ka koncepte të gabuara, por dhe një përqendrim të kompetencave në një ministri të vetme.

Ligji ne fjale parashikon standardizimin dhe klasifikimin e strukturave akomoduese, sipas yjeve, nje proces qe mund të kryhet me asistencën e një kompanie të huaj.
Pr/ligji u miratua dhe me amendimet dhe verejtjet e propozuara nga komisioni parlamentar i Ligjeve dhe komisioni pergjegjes i Veprimtarise Prodhuese.
Gjate votimit nen per nen, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u detyrua të nderpresë per pak minuta seancen, pas këmbënguljes së kryetarit të komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj, për të miratuar dhe amendimet që ky komision kishte formuluar për projektin ne fjale, dhe që sic tha ai, ishin mbështetur dhe nga ekspertët e ministrisë përkatëse.

Ne perfundim te seances se sotme, që shenoi dhe fundin e sesionit parlamentar të verës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, falenderoi deputetet per kontributin e tyre, duke i ftuar qe ne shtator ta nisin punen me energji pozitive.
“Ju falenderoj per punen e bere dhe uroj te qetesohemi te gjithe e te reflektojme per te nisur me energji pozitive punen ne shtator”, u shpreh Meta.
Sipas rregullores se Kuvendit sesioni i radhes nis te henen e pare te shtatorit.

Next Post

Foto/ Një prezantuese seksi si Ilda Bejleri me rroba banjo

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com