• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi miraton me shumicë votash pr/ligjin për “Trashëgiminë kulturore dhe muzetë”

by Java News
17/05/2018 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi votoi sot me 74 vota pro , asnjë kundër dhe dhe asnjë abstenim projektligjin për “Trashëgiminë kulturore dhe muzetë”. Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro tha se, ”trashëgimia kulturore është pasuri e të gjithëve e ku për herë për herë parë dokumentohen në një punë serioze dhe përpjekje titanike objektet e humbura të trashëgimisë në Shqipëri, një punë e cila nuk ekzistonte që prej vitit 1990.

“Gjatë periudhës 2014-2015 shkuam në të gjithë vendin për të prekur dhe parë se çfarë gjetëm në listën ekzistuese të monumenteve të kulturës, ku 100 objekte të pasurisë kulturore nuk ekzistonin fare ndërkohë që ishin në listë po në territor ishin zhdukur,si dhe një sërë objekte që ishin gati në rrënim total”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja tha se “përtej ndërhyrjes në emergjencë në operacionet e shpëtimit në mbi 450 objekte në 4 vjet nga Shkodra deri në Sarandë dhe ku mbi 10 qendra të reja historike janë në proces restaurimi si Vunoi, Dhërmiu, Vlora. Dhe vetëm sot në Gjirokastër kemi mbyllur një pjesë të kantierit para se të fillojmë me pjesën tjetër të qytetit e këto falë partneritetit me Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe Bankën Botërore”.

“Trashëgimia kulturore dhe fondi muzeal janë fusha ku të gjithë aktorët e shoqërisë kanë një rol dhe duhet të jenë të informuar për këtë gjë prandaj projektligji i ”’Trashëgimisë kulturore dhe i muzeve” që sjellim sot është një punë e filluar nga ministria e Kulturës në prill të vitit 2014″, nënvizoi Kumbaro.

Sipas saj, qëllimi i këtij projekt ligji është ruajtja ,mbrojtja ,vlerësimi dhe administrimi, të cilat janë katër shtyllat kryesore,në të cilat përfshihet dhe trashëgimia materiale dhe ajo materiale. Ky projektligj, vijoi ajo, bën të mundur vlerësimin e të gjitha pasurive kombëtare si të tokës ashtu dhe të nën tokës.

“Një tjetër qëllim i këtij projekt ligji është të përcaktojë marrëdhëniet dhe rregullat për krijimin, akreditmin dhe funksionimin e muzeve publikë dhe privatë në Republikën e Shqipërisë”, tha Kumbaro.

Ndër qëllimet e tjera të këtij projektligji, Kumbaro përmendi mbrojtjen e peizazhit kulturor.

Kumbaro bëri të ditur se “Ministria e Kulturës në të gjitha vendimmarrjet e veta që nga viti 2015, e ka zbatuar Konventën Ndërkombëtare të mbrojtjes së peizazhit, duke e bërë atë pjesë të kuadrit ligjor. Ky projektligj ka disa pjesë të rëndësishme, si identifikimi, Mbrojtja dhe Vlerësimi i Pasurive Kulturore. Një pjesë e veçantë i dedikohet edhe muzeve që zgjerojnë dukshëm konceptin e vizionit të tyre”.

Ky projektligj, shtoi ajo, i përgjigjet një realiteti të ri ,një vizioni të ri dhe një strategjie të re për të siguruar jetëgjatësinë e trashëgimisë kulturore.
Në fjalën e saj Kumbaro tha se disa risi të këtij projektligji janë krijimi i një fondi të ri kombëtar për kujdesin e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e vlerave ,gjithashtu parashikohen forma të reja të administrimit të pasurive kulturore për të cilat procedurat janë të qarta .

Një risi dhe për ligjin shqiptar janë fondacionet kulturore ,të cilat nuk janë shpikje e këtij ligji, por përfshihet si formë e re menaxhimi në pasuritë kulturore me qëllime jo fitimprurëse por si formë bashkëpunimi me partnerë të ndryshëm si bashkitë, donatorët etj”.

Next Post
Samiti i Sofjes/ PE ‘zgjidh qesen’, 10 miliard euro për Ballkanin, ja fushat ku do investohet

Samiti i Sofjes/ PE 'zgjidh qesen', 10 miliard euro për Ballkanin, ja fushat ku do investohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In