• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi miraton katër projektligje, rrëzohet dekreti i Metës për prokurorimet

by A R
22/02/2021 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi zhvilloi sot seancën plenare ku u miratun pr/ligjet në rendin e ditës.

Kështu sot u miratua me 86 vota pro, 14 kundër dhe 8 abstenim projektligji “Për një ndryshim në ligjin “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar””.

Kuvendi miratoi me 94 vota pro, 8 kundër dhe 6 abstenim projektligjin “Për miratimin e shtesës së kontratës “Për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe të pasaportave elektronike” ndërmjet ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Grupimit të Morpho dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan të ndërmarrjeve”.

Kuvendi miratoi me 99 vota pro, 5 kundër dhe 4 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, mbi dhurimin në fushën e shëndetësisë”.

Kuvendi miratoi me 95 vota pro, 6 kundër dhe 7 abstenim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, (Huamarrësi), dhe KFË Frankfurt AM Main (KfW) për programin e infrastrukturës bashkiake V, në shumën 80 000 000 (tetëdhjetë milionë) euro”

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 12 kundër dhe 6 abstenim projektvendimin “Për miratimin e planit vjetor 2021 për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2017-2021”.

Kuvendi miratoi me 89 vota pro, 11 kundër dhe 5 abstenim projektvendimin “Për një ndryshim në vendimin e Kuvendit “Për ngritjen e komisionit të posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues për gjetjet dhe konkluzionet, që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri për çështjet e raportit të anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Dick Marty për bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 12 kundër dhe 7 abstenim projektvendimin “Për zgjedhjen e Petrit Rukës, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar”.

Kuvendi miratoi me 96 vota pro, 9 kundër dhe 3 abstenim projektvendim “Për zgjedhjen e Mevlan Shanajt, anëtar i Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar”.

Kuvendi miratoi me 90 vota pro, 11 kundër dhe 8 abstenim projektvendimin “Për zgjedhjen e Ardita Reçit, anëtare e Këshillit Drejtues të Radio – Televizionit Shqiptar.

Kuvendi rrëzoi me 11 vota pro, 86 kundër dhe 11 abstenim dekretin e Presidentit të Republikës “Për kthimin e ligjit “Për prokurimin publik”.

/a.r

Next Post
Veliaj me banorët e Astirit: Saliu, ‘Enveristi i fundit’. Meta ka devijuar nga misioni kushtetues, bën fushatë për LSI

Veliaj me banorët e Astirit: Saliu, ‘Enveristi i fundit’. Meta ka devijuar nga misioni kushtetues, bën fushatë për LSI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
Flamingos, një revolucion proxy?

Flamingos, një revolucion proxy?

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In