• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kuvendi miraton Akti Normativ për ndryshimet në buxhet

by
11/09/2015 08:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi miraton Akti Normativ për ndryshimet në buxhet

Kuvendi miratoi me 74 vota pro dhe 23 kundër pas më shumë se 10 orësh debate, Aktin Normativ për disa ndryshime në ligjin e buxhetit të vitit 2015, përmes së cilit qeveria planifikon uljen e të ardhurave.

Ndërsa rishikimi i buxhetit u kritikua nga opozita. Kjo e fundit tha se më shumë se nevoja për ndryshimin e buxhetit nevojitet ndryshimi i modelit qeverisës. Sipas saj, modeli ekonomik i qeverisë është i dështuar. Ish ministri i Financave, Ridvan Bode deklaroi se grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk do të votojë Aktin Normativ për ndryshimet në buxhet, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të reflektojë mbi shkaqet që sjellin në një situatë të tillë dhe të lerë mënjanë akuzat ndaj opozitës.

Ministri i Financave Shkëlqim Cani mbrojti aktin normativ të Qeverisë për ndryshimet në buxhetin e shtetit, duke i cilësuar ato si të domosdoshme për rritjen ekonomike dhe për t’iu përshtatur ndarjes së re të territorit. “Ky akt normativ është i domosdoshëm për t’i dhënë zhvillimin e duhur rritjes ekonomike”, tha ministri Cani. Akti Normativ parashikon shkurtimin e të ardhurave me mbi 16 miliardë lekë. Ministri i Financave Cani, argumentoi se shkak për këtë është modeli i ri ekonomik i vendit që po zhvendoset nga importet tek prodhimi vendas dhe jo nga paaftësia e qeverisë për të grumbulluar tatimet dhe taksat.

Ndërsa ministri i Zhvillimit Ekonomik, Sipërmarrjes dhe Turizmit Arben Ahmetaj deklaroi se ekonomia shqiptare po njeh rritje. “Në 2014 ka pasur një rritje reale me 2.1 për qind dhe kjo është një statistikë kokëfortë që rrëzon sofizmin e kujtdo. Vetëm në tremujorin e parë të 2015-s investimet e huaja llogariten me 268 milion dollarë. Për të njëjtën periudhë, ekonomia shqiptare u rrit me 2.82 për qind, ndërkohë që në vendet partnere po shënohet rënie e GDP-së”, tha Ahmetaj. Ekonomia shqiptare po rritet dhe në mungesë të kreditimit, shtoi ai.

Ndryshimet e buxhetit përmes Aktit Normativ do të bëjnë të mundur, sipas relacionit, krijimin e kushteve optimale, me kuadër ligjor adekuat dhe fonde të nevojshme buxhetore për funksionimin e pushtetit vendor dhe fillimin e zbatimit të reformës së re administrativo-territoriale, si dhe rialokimin e burimeve të financimit të investimeve, nga financim i huaj në financim të brendshëm, duke garantuar që investimet të realizohen efektivisht dhe njëkohësisht ekonomisë t’i sigurohen incentivat e nevojshme për performim të mirë.

Next Post

Piroli: Kam bërë dy muaj burg, por mandati i Prengës është i imi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

Lirohet nga burgu me amnistinë penale, i dënuari: Nuk më lanë të takoja fëmijën për dy vite

July 15, 2026
“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

“Protestat nuk prodhuan lidership”, avokati: Në fund fitoi politikisht Rama!

July 15, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Ekzaltimi me idenë se “SPAK po tremb paranë”

July 15, 2026
VIDEO/ Historiani: Protestat mund të shfrytëzohen si “dritare” për neofashizmat në Shqipëri

VIDEO/ Historiani: Protestat mund të shfrytëzohen si “dritare” për neofashizmat në Shqipëri

July 15, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve të parë, Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Mbyllja e tre grupkapitujve të parë, Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

July 15, 2026
Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

Prokuroria godet pasuritë e të dënuarit për trafik droge, sekuestrohen dy apartamente dhe një garazh në Tiranë

July 15, 2026
Alarmi për stokun e dosjeve të pashqyrtuara, Gogu mbledh institucionet e drejtësisë në takim

Alarmi për stokun e dosjeve të pashqyrtuara, Gogu mbledh institucionet e drejtësisë në takim

July 15, 2026
Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

Raporti i OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

July 15, 2026
“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

“Debatet dhe mosmarrëveshjet do marrin fund”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

July 15, 2026
Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE

Rama publikon ‘prapaskenat’ nga Brukseli: Batuta me ministrat dhe momentet nga mbyllja e tre kapitujve me BE

July 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In