• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi miraton 3 projektligje dhe një projektrezolutë në mungesë të deputetëve të PD-së

by E B
02/07/2026 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë miratoi këtë të enjte një projektrezolutë dhe tre projektligje gjatë seancës plenare, e cila u zhvillua pa praninë e deputetëve të Partisë Demokratike.

Me 71 vota pro u miratua projektrezoluta “Për vlerësimin e veprimtarisë së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2025”.

Po me 71 vota pro u miratua edhe projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për projektin e nënstacionit të OSHEE-së Tiranë”.

Ndërkohë, me 72 vota pro deputetët miratuan projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2012 ‘Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore’”, si edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8391, datë 28.10.1998 ‘Për Shërbimin Informativ Kombëtar’, të ndryshuar”.

Seanca plenare u zhvillua pa pjesëmarrjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, i cili bojkotoi punimet, duke kërkuar që Kuvendi të trajtojë kërkesat e protestuesve. PD akuzon shumicën socialiste se ka lënë jashtë kalendarit të punimeve katër projektligje të depozituara prej saj rreth një muaj më parë.

“Për sa kohë mazhoranca refuzon të përfshijë këto projektligje në rendin e ditës ose të përcaktojë shqyrtimin e tyre brenda këtij sesioni parlamentar, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të mos marr pjesë në punimet e Kuvendit në seancën e sotme dhe kërkojmë me forcë përfshirjen në procedurë parlamemtare të katër projektligjeve për diskutim dhe miratim në Kuvend”, thuhej në deklaratën zyrtare të PD-së.

Ndërkohë që jashtë parlamentit një grup qytetarësh kanë protestuar, teksa protesta është shoqëruar me tensione.

Gjatë seancës, deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, dhe deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, u përplasën me akuza të forta gjatë seancës plenare.

Në fjalën e tij, Bido sulmoi Muçin për mungesën në një seancë të mëparshme për Çamërinë, duke deklaruar: “Ti nuk flet dot për Çamërinë, je një apatrid, një tradhtar.”

Më herët gjatë debatit, Bido tha: “Kështu jemi mësuar të punojmë, të nxjerrim lekët me djersën e ballit. Një pjesë e këtij grupi janë mësuar të punojnë, ti s’ke punuar ndonjëherë dhe ndaj e besoj habinë tënde. Para një jave kishte seancë këtu për Çamërinë, ti nuk erdhe. Ke dalë dhe je viktimizuar se ke kombësi greke. Është zgjedhje e prindërve tuaj për të pasur kombësinë greke. Unë me minoritarët s’kam asnjë problem, sepse janë bashkëqytetarët tanë, pasuri për vendin.”

Muçi iu kundërpërgjigj duke pretenduar se ishte vënë në shënjestër politike. “Me urdhër të Taulantit që më ka vënë në shënjestër. Bido më është çuar pas me bukë në trastë. Për çdo fjalë që them për Ramën, nxjerr këto hartat. ‘Pse qeshe kur u kollit shoku Enver?’ Këtë po përpiqet të bëjë Bido me ata sufllaqexhinjtë e tij.”

Më tej, ai shtoi: “Bido, nëse ke gjë serioze, çoje në gjykatë ose dërgoji inspektorët tuaj. Nëse ke gjë seriozisht. Unë ty jo që s’të marr seriozisht, por më kujton komeditë e viteve ’90, më kujton Ceken e Beratit. Ndaj, Bido, vazhdo me fushatën kundërzbulimit.”

Next Post
“Më dhembi që sulmuan gruan time”, Gaz Paja thyen heshtjen pas tensioneve të protestuesve

“Më dhembi që sulmuan gruan time”, Gaz Paja thyen heshtjen pas tensioneve të protestuesve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com