• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi mbyllet pas mesnate\ Deputetët e lënë bosh sallën, teksa Nikolla ‘shkrihet’ së qeshuri me Sulën

by Java News
16/07/2024 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Senaca plenare e Kuvendit ka zgjatur deri në orën 02:00 të 16 korrikut. Në këtë seancë maratonë, institucionet më të rëndësishme të drejtësisë raportuan para ligjvënësve raportet për vitin 2023.

Senaca plenare e Kuvendit ka zgjatur deri në orën 02:00 të 16 korrikut. Në këtë seancë maratonë, institucionet më të rëndësishme të drejtësisë raportuan para ligjvënësve raportet për vitin 2023.

Më pas seanca ka vijuar me diskutime për javën e gjelbër, por orët e vona duket se kanë lodhur deputetët të cilët kanë braktisur seancën. I fundit që mban fjalën në foltoren e Kuvendit është deputeti Bujar Leskaj, ndërsa salla është bosh.

Në pamje evidentohen të paktën edhe tre deputetë të tjerë të opozitës. Ndërkohë, në fund të seancës një moment dallohet teksa kryeparlamenatrja Lindita Nikolla ‘shkrihet’ së qeshur me deputetin e PD, Dash Sula. Nuk dihet se çfarë tha ky i fundit që shkaktoi të qeshura mes tyre.

Çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit, nga ora 10:00-02:00

Kuvendi, shqyrtoi Raportet e pesë institucioneve të Drejtësisë. Përkatësisht:

Raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023;

Raporti i veprimtarisë vjetore të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) per vitin 2023;

Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) për vitin 2023; Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023;

Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2023.

Raporti i veprimtarisë vjetore të Prokurorit të Përgjithshëm për vitin 2023 u paraqit nga Prokurori i Përgjithshëm, z. Olsian Çela.

Çela theksoi se përgjatë vitit 2023 në të gjithë nivelet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm ka vijuar krijimi i vakancave të përkohshme dhe të përhershme, deri në 38 përqind të prokurorëve (rivlerësimi kalimtar). “Megjithë problemet e krijuara nga këto mungesa të theksuara në organikë, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë ushtruar me përgjegjësi kompetencat bazuar në kuadrin ligjor në fuqi, rekomandimet e institucioneve kushtetuese dhe ndërkombëtare, si dhe në prioritetet e shtetit shqiptar që rrjedhin nga procesi i integrimit me Bashkimin Europian.”, tha z. Çela.

Në paraqitje të Raportit të SPAK, Kreu i këtij institucioni, z. Altin Dumani, u shpreh se Shqipëria vazhdon të ketë një nivel të mirë bashkëpunimi me shtetet anëtare të BE-së, Europolin dhe Eurojust-in dhe ka marrë pjesë në një sërë operacionesh ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. “Është bërë progres në sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të lidhura me krimin e organizuar, i cili duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.”, vuri në dukje z. Altin Dumani.

Raporti i veprimtarisë vjetore të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë (ILD), u paraqit nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, z. Artur Metani, i cili nënvizoi se Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka luajtur një rol proaktiv në lidhje me identifikimin dhe hetimin e shkeljeve disiplinore të kryera nga ana e magjistratëve.

Metani, theksoi se ky model pune do të vijojë edhe në vazhdim, duke respektuar parimet e një procesi të rregullt ligjor dhe mbështetur mbi një gur themeli të rëndësishëm të shtetit të së drejtës dhe demokracisë së një vendi, pavarësinë e sistemit gjyqësor.

Raporti i veprimtarisë vjetore të Keshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2023 u paraqit nga Naureda Llagami, e cila u shpreh se KLGJ në menaxhimin e burimeve njerëzore ka treguar shumë efektivitet sepse ka ndërmarrë hapa strategjikë dhe hapi fundit që kemi marrë së bashku me partnerët tanë, ku i kemi bërë ftesë qeverisë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Kuvendit, është backlog-u (çështje të prapambetura).

“Sot kemi miratuar një strategji për backlog-u, që është një set masash administrative, infrastrukturore dhe ligjore, që kërkon të bëhemi të gjithë bashkë për të miratuar masat që t’i garantojmë qytetarit shërbimin e merituar.”, theksoi Llagami.

Raporti i veprimtarisë vjetore të Këshillit të Lartë të Prokurorisë u paraqit nga kryetarja e KLP, Mirela Bogdani.

Pas diskutimit të raporteve, seanca plenare vazhdoi me diskutimet e “Javës së Gjelbër”, kushtuar  çështjeve të evidentuara gjatë  takimeve të deputetëve me zgjedhësit, në zonat e tyre zgjedhore.

Diskutimet u përqendruan tek shqetësimet e ngritura nga deputetët, të cilët sollën në vëmendje problematika të evidentuara nga takimet me zonat e tyre elektorale. Shqiptarja.com

Next Post
Kryeministri Rama përcjell pamjet nga Sazani: Sezon i jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri

Kryeministri Rama përcjell pamjet nga Sazani: Sezon i jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

Vdes në rrethana të paqarta shkencëtari që zbuloi Novichok-un dhe akuzoi Moskën për helmimet

November 5, 2026
Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

Berisha: Raporti i KE ngre shqetësime për demokracinë dhe zbatimin e vendimeve të Kushtetueses

November 5, 2026
Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

Partia Socialiste cakton datën për punimet e Asamblesë Kombëtare

November 5, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“A është kërcënuar Veliaj përmes Toni Gogut?”, Rama: Këto janë si zhurmat e makinave që shkojnë e vijnë në bulevard

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In