Kuvendi/Mark Marku i drejtpërdrejtë: “PD e pabesueshme, se vetë e refuzon ndryshimin. Ja platforma ime”

Mark Marku 1

TIRANË

Me tone të forta kritike, drejtuesi politik i PD-së në qarkun Lezhë, Mark Marku e konsideroi absurd Kuvendin Kombëtar që zhvillon punimet këtë të shtunë, ndërsa foli për një proces të mardh transformimi të PD, si kusht për jetëgjatësinë e saj.

Ndër të tjera Marku kundërshtoi metodologjinë e analizës së bërë për rezultatin e 25 prillit, ndërsa parashtroi propozimet e tij për një PD që kërkon të vijë në pushtet.

“Frikë kam, nuk e uroj kurrë, po ka rrezik që pas 4 vitesh të jemi sërish kështu, duke bërë sërish si viktima” përfundoi Marku.

Pjesë nga fjala e deputetit të zgjedhur Mark Marku:

Që PD të vijë në pushtet duhet të hap një proces transformimi të madh, është kusht për jetëgjatësinë e saj. Si parti jetëgjatë e pluralizmit, kur u themelua PD, ne duhet ta bënim një akt rithemelimi edhe sikur të kishim fituar. partitë tradicionale po shkojnë drejt rrënimit.

Një nga arsyet pse PD është e pabesueshme është se vetë e refuzon ndryshimin. Propozoj që në këtë kongres të zakonshëm të merret një vendim, edhe pse vonë se tashmë po votohet, për krijimin e një komisioni për një kongres të jashtëzakonshëm të rithemelimit të PD, që duan ndryshimin:

1- krijimin e një komisioni rithemelues të PD si edhe me ftesa për kontribute jashtë partisë por me dashamirës të partisë
2- hartimin e një platforme të re e statut të ri për një funksionim normal të demokracisë në parti. Jemi parti demokratike, po nuk jemi fare, gjithcka e cakton kryetari.
3- nuk të lenë një periudhë amullie, duhet një drejtim i partisë deri në një kongres tjetër ku të ndahet drejtimi i partisë nga drejtimi i punës ristrukturues të partisë.
4- kërkoj ribërjen e analizës për zgjedhjet, duke parë vec pengesave edhe dobisitë tona në fushatë. dhe në afrimin e njerëz. Duhet të bëjmë një analizë të thellë. Ka 30 vjet që nuk jemi parti e parë në vend.
Analiza s’mund të bëhet nga njerëz që kanë përgjegjësinë e humbjes. Analizën s’mund ta bëjë Gaz Bardhi, ai që është vetë i përfshirë në cështje të bëjë analizën time, s’mund ta bëjë, as kryesia, as kryetari i partisë. Secili do thotë që ‘po e rëndoj pak këtë se duam ta heqim’ kush kupton nga politika e kupton që është një analizë për të lëvizur të tjerë.
5- ricaktimi i datës së kongresit ky të nisë një erë e re për të gjithë ne. Frikë kam, nuk e uroj kurrë po ka rrezik që pas 4 vitesh të jemi sërish kështu, do bëjmë prap si viktima.” përfundoi Marku fjalën e tij.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com