• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi /Lulzim Basha pranon se PD ka gabuar, kërkon rikthimin e kritikëve

by Java News
15/12/2018 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse me fakte ka treguar të kundërtën, Kryedemokrati Lulzim Basha në fjalën e tij nga Kuvendi i PD-së, ka theksuar se është koha e ndryshimit të madh, për krijimin e një elite të re në drejtimin e vendit. Nderkohe qe pranon, aqsa mund te pranoje ai zakonisht, seriozisht se ka bere gabime dhe pret rikthimin e kritikeve…

Ja disa pasazhe nga fjala e tij:

Ju të rinj nga  mosha por edhe nga angazhimi politik që na jeni bashkuar në këto ditë të vështira, ku qeverisjen e dikton krimi, arroganca e jo vullneti për hallet dhe shqetësimet, antivlerat drejtojnë. Dua të ndaj respektin dhe mirënjohjen time, për gjithë betejat e muajt e fundit në mbrojtje të lirisë, pronës, jetës, demokracisë, që janë testamenti politik i PD.

 Respekt për protestuesit, e Teatrit, Astirit, studentët. Rinia studentore ka flakur plogështinë dhe po kërkon që gjërat të ndryshojnë. Koha ka filluar të thërrasë në drejtimin e vendit rinisë dhe duket se ajo do të jetë në lartësinë e kohës. Vendi ka nevojë për një mentalitet të ri politik qasje të re, politikë ndryshe. Politika ka qenë shpesh e keqja, pengesë , ndarje sesa bashkim, mjet në duart e disave për të grabitur e sunduar të tjerët. Sot kemi nevojë për një politikë perëndimore, për veprime të vërteta jo parulla e predikime e fjalë në erë, kjo nuk është e lehtë por as e pamundur.

 Duhet një brez i ri politik, elitë e re e vendit e aftë për këtë aspiratë të re të ndryshimit. Fitorja më e madhe është përgatitja e kalimit të politikës në duart e një elite të re, duhet të ndërtojmë rrugën për kalimin e madh drejt brezit të ri. Hapja e rrugës për këtë ndryshim të madh arrihet përmes ndërtimit të një sistemi politik, ekonomik e shoqëror të hapur të lirë e demokratik.

 Nga kjo tribunë, ju ftoj në këtë mision të madh për të shpëtuar vendin me të vetmen kurë që ka shpëtuar kombet e përparuara, liri, demokraci dhe europianizëm.

Janë bërë gabime, kemi bërë hapa në drejtim të gabuar, por me ndihmën e demokratëve e kemi korrigjuar dhe përmirësuar këtë proces dhe po bëjmë kështu.

Partia Demokratike nuk ka qenë asnjëherë më shumë nën sulm sesa sot.

Partia Demokratike, drejtuesit e saj, deputetët e saj dhe vetë demokratët e thjeshtë janë nën shënjestrën e sulmeve të makinerisë së propagandës qeveritare nga të gjitha anët.

Shkurajimi i demokratëve, përçarja e tyre është një objektiv i përditshëm i propagandës së Ramës. Edi Rama dhe grupi i plaçkitësve të tij kanë nevojë që PD të jetë e përçarë, që PD të mos jetë e besueshme.

Rritja e cinizmit dhe mosbesimit të shqiptarëve është qëllimi i dytë i kësaj propaganda. Edi Rama ka nevojë gjithashtu që shqiptarët të mendojnë se të gjithë janë njësoj. Se krimi dhe korrupsioni i tij marramendës është dicka e zakonshme.

Për të arritur këto qëllime të ndikimit të opinionit publik, për të manipuluar opinionin publik, Edi Rama ka financuar një operacion gjigand propagande, me kosto dhjetëra miliona euro, me para para të adhura nga korrupsioni e nga krimi kundër Partisë Demokratike dhe çdo zëri kritik.
Në këtë operacion janë përfshirë një ushtri e mercenarëve të përçarjes dhe përçmimit të shqiptarëve.

Shikoni cfare ndodh: Në PS nuk ka asnjë lloj zgjedhje dhe asnjë lloj demokracie,
Në PS ka vetëm një autokrat që vendos çdo gjë sipas tekave të çastit. PS kontrollohet nga krimi dhe nga interesat kriminele
Rilindja solli në majat e pushtetit dhe në mes të Kuvendit vrasës dhe përdhunues.

Rilindja e ka shndërruar këtë parti politike në një shtojcë memece të dhe organizatës së saj kriminale.

Por pak kush flet për këtë.
Sepse propaganda kontrollon çdo gjë.

Të njëjtet që as nuk shohin e as nuk shqetësohen për autokracinë kriminale në PS,
sulmojnë dhe kritikojnë përditë zhvillimet e brendshme në PD, të cilat me të gjitha problemet e kuptueshme, janë në thelb demokratike dhe përparimtare.

Next Post
Bolton, këshilltari për siguri i Trump: Kosova dhe Serbia, menjëherë marrëveshje!

Bolton, këshilltari për siguri i Trump: Kosova dhe Serbia, menjëherë marrëveshje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In