Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali tha sot në Kuvend se është e keqardhur që largimi i saj nga detyra u paralajmërua nga Sali Berisha,.
“Është e vërtetë që ajo detyrë është nder i madh, por çdo detyrë këtu në Kuvendin e Shqipërisë, është po ashtu nder i madh. Jam e qartë, jam e qetë, e vetmja gjë për të cilën më vjen keq është që largimin e paralajmëroi Sali Berisha në sallën e Kuvendit, dhe ndonjë tjetër, vetëm për këtë jam e habitur, që i doli fjalë, jo ndonjë gjë tjetër”, tha Spiropali.
Kreu i PD Sali Berisha iu kundërpërgjigj me replikë, duke i thënë: “S’e ke nga Berisha, jo, e ke nga vetja jote. Gëzoheshe se tani do bëheshe ti zv.kryeministre. Nuk e ke nga Sali Berisha atje, e ke nga vetja jote se more përpjetë”.











