Pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga Kuvendi, Luçiano Boçi ka kërkuar pushim. Ai tha se e kanë pritur pesë javë Ramën dhe ai duhet të jetë prezent në sallë. Pas kësaj kërkese, Luçiano Boçi dhe deputetë të tjerë të Rithemelimit kanë braktisur sallën.
Ndërkohë që Taulant Balla u shpreh nga foltorja se Kryeministri ishte i qartë në sqarimet e tij. Ai solli në vëmendje përgjimet e zbardhura të 21 Janarit teksa kërkoi hetim të plotë.
“Dashamirit i kërkohet të hapë zjarr luftarak nga civilëve të paarmatosur. Dhe gati të gjithë luanët, të qëllojnë” – tha Balla.
Ndrea Prendi Komandant i Gardës: Dashamir: Gati për zjarr ushtarak
Dashamir Shehi: Po ju kuptova, gati të gjithë luanët
Ndrea Prendi: Nëse do hynë Brenda, do të hapet zjarr luftarak për t’i asgjësuar…
Dashamir Sheu: Ju kuptova!
Ndrea Prendi: Mos qëlloni me luftarak akoma. Në ajër, në ajër. Zjarr manovër në ajër.
Ndrea Prendi: Dashamir ku je?
Dashamir Shehi: këtu jam, këtu jam
Ndrea Prendi: Bëju thirrje nga altopolanti. U kalu kufiti do hapet zjarr luftarak
Dashamir Shehi: Largohuni nga hyrja. Largonu nga kordonet e sigurisë, do zbatojmë ligjin.
Ndrea Prendi: Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Të mbahen armët në dorë gati për zjarr. Pastaj kur të them unë në trup.
Ndrea Prendi: Artan më dëgjon?
Artan Hoxha: Dëgjoj
Ndrea Prendi: Me të kaluar gardhi i telave do hapet zjarr luftarak
Artan Hoxha: Kuptova, kuptova
Andrea Prendi: Ky është urdhri
Ndrea Prendi: Dashamir më dëgjon?
“Dy efektiva të njësisë speciale ta ta ta gjakos”, (Menjëherë dëgjohen krisma)
Ndrea Prendi: Kujdes municionin! Kujdes municionin!
Ndrea Prendi: Alfred?
Alfred Ahmetcenaj: Po dëgjoj
Ndrea Prendi: Dy dyshe, dy dyshe të godasin këta që janë të porta. T’i dogasin, t’i godasin fortë
Ndrea Prendi: Ata që kalojnë gardhin të goditen me shkop gome
Alfred Ahmetcenaj: Po po kuptova
Ndrea Prendi: Na sillni municion rezervë
***
Rama i përgjigjet opozitës dhe lë Parlamentin: Shihemi në 14 Maj; Bardhi: S’na tha ç’ne kjo dashuri me McGonigal?!
Duke iu referuar akuzave të opozitës për McGionigal, Kryeministri Rama tha sot se është e vërtetë që përmendet 14 herë emri i tij në aktakuzën amerikane por s’ka asgjë komprometuese.
“Përsëritet si në jerm ditë natë fjalia Kryeministri është përmendur 14 herë në aktakuzë thua se po flitet për 14 akuza. Po aktakuza ccfarë thotë vetë në këto 14 pika: Personi B operaonte si këshilltar jo zyrtar i Kryeministrit. Po e vërtetë, ishte. Ku është komprometimi këtu?
Përmendet sërish kur McGonigal i tha Ramës që të kishte kujdes me kompanitë ruse kur bëhej fjalë për licencat e naftës. Ku është komprometimi këtu? Flitet për dhurata. Ku është komprometimi këtu?
Hera e pestë ku përmendet emri im është fakti që një udhëtim të shtatorit McGonigal nuk e ka deklaruar marrëdhënien me Kryeministrin Rama. Ku është komprometimi këtu.
Hera e gjashtë: I pandehuri McGonigal u takua me Kryeministirn Rama në Shqipëri. Ku është krimi dhe kompromentimi këtu? Aktakuza nuk flet për asnjë bisedë. Aktuakuza thotë këto që po them unë.
Hera e shtatë: Në nëntor 20, 2017 McGonigal u takua me Kryeministrin shqiptar në Shqipëri. Po shumë e saktë. Po ku është komprometimi këtu?
Hera e tetë: McGonigal e njoftoi Departamentin e Drejtësisë dhe që një qytetar amerikan për një parti që është lobuar.
Unë personalisht e kam mësuar si fakt pikërisht nga leximi i aktakuzës. Shefit i FBI nuk ia kam kërkuar kurrë jo se nuk do të doja por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të Kryeministrit dhe zyrtarëve të tjerë të qeverive të tjera. Por sidoqoftë? Ku është komprometimi këtu?
E shikoni super fuqinë e botës si një byrektore. Çfarë kujtoni ju se është Departamenti i Shtetit”, tha Rama.
Pika e nëntë: Hëngri darkë me Ktryeministrin. Po e vërtetë, dhe më ka ftuar ai mua. Dhe ku është kompromentimi këtu.
Hera e dhjetë: I akuzuari nuk raportoi takimet dhe udhëtimet. Këtu flitet për të akuzuarin që nuk ka bërë sipas ligjeve detyrën e tij. Ku hyn këtu krimi dhe komprometimi im”.
Pas fjalës së tij, Edi Rama është larguar nga Kuvendi ndërsa fjalën e ka marrë Gazment Bardhi.
Ai tha se kryeministri nuk sqaroi njohjen e tij me McGonigal.
“Erdhi foli 45 minuta dhe iku. S’na tha cfarë është kjo dashuri me McGonigal” – tha Bardhi.
***
11:05 – Kryeministri Rama ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare duke thënë që në fillim se asnjë akuzë nuk është ngritur ndaj tij në SHBA.
“Prej javësh në Shqipëri ka shpërthyer një kanal ujërash të zeza në një përpjekje për të shfrytëzuar politikisht një proces gjyqësor në SHVA që nuk ka asnjë lidhje me shtetin shqiptar, me qeverinë e Shqipërisë apo me mua personalisht. Çfarë ka ndodhur konktretisht: Një ish zyrtar i FBI akuzohet për një bashkëpunim të paligjmshëm me oligarkun rus Deripaska. Prokurorët sipas tyre kanë pikasur edhe një sërë shkeljes që lidhet me udhëtimet në vendin tonë, ku në akt akuzë thuhet se ai ka ardhur edhe në Shqipëri dhe është takuar me mua,. Aktakuza thotë se ai nuk i ka deklaruar takimet me mua dhe ka marrë edhe para borxh. Në aktakuzë gjithashtu flitet edhe për çështjen e hetimeve të parave ruse në PD. Procesi nuk ka asnjë të akuzuar tjetër përveç personit. Kaq janë faktet. Por pavarësisht një hetimi të gjatë që unë kam marrë vesh vetëm kur ka dalë në media, nuk ka asnjë akuzë ndaj meje përveç raportimit korrekt të takimeve me mua”, tha Rama.
Ai shtoi: “Hidhuni përpjetë sa të doni, por nderin e përballjes me mua s’do ta keni!”.
/a.r
***
Rama, ironi me opozitën: Do bëni revolucion që të shpëtoni Amerikën?! Ju vini nga Lana…
Interpelanca me Ramën, Alibeaj rendit 30 pyetje: Takimet ishin zyrtare apo private?
Boçi i kërkon dorëheqjen, Rama ulet tek Majko, batuta e përqafime me ish-kryeministrin
“Rama-McGonigal ka degëzime në Tiranë e Durrës”, Nikolla i pret fjalën Berishës: Mos na mbaj fjalim!
Gjashtë deputetë të Partisë Demokratike kërkojnë ndarjen e seancës së pyetjeve nga mocioni me debat. Në kërkesën drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, deputetët Edi Paloka Tritan Shehu, Greta Bardelli, Lindita Metaliaj, Kasëm Mahmutal dhe Alban Vokshi këkrojnë që të jenë ata të parët në listën e folëseve.
Seanca maratonë për mocionin me debat në lidhje me çështjen McGonigal do të mbahet sot në Kuvend dhe çdo deputet do të ketë 10 minuta kohë në dispozicion.
/s.f












