• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi LIVE! Mocioni për Metën, Balla-deputetëve: Votoni rezolutën pavarësisht përkatësive partiake

by A R
13/06/2019 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të marrë nga Konferenca e Kryetarëve dy ditë më parë, Kuvendi ka nisur mocionin me debat mbi vendimin e Presidentit.

Konferenca ka caktuar rreth 170 minuta kohë për deputetët socialistë dhe 130 minuta kohë për opozitën e re në seancën e sotme, ku po diskutohet në lidhje me dekretin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Ka qenë Taulant Balla ai që ka lexuar rezolutën e Kuvendit duke dhënë edhe arsyet. Ai tha se është hera e parë që ndodh në 28 vite një veprim i tillë nga Presidenti ndërsa kërkoi që rezoluta të votohet nga të gjithë deputetët.

“Akti i 10 qershorit është hapur antikushtetues. Zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor. Do t’u lutesha deputetëve të votojnë rezolutën pavarësisht se cilës parti i përkasin” – tha Balla nga foltorja.

“Duke e konsideruar këtë akt që synon të pengojë në mënyrë të kundraligjshme realizimin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre vendor, në emër të grupit të PS-së kam kërkuar këtë mocion që rrallëherë që është hera e parë që mbahet për herë të parë në 28 vite të demokracisë së re shqiptare, do të kërkoja pa dallim të miratonim së bashku një rezolutë siç e keni përpara. Dekreti i datës 10 qershor është hapur antikushtetues.

Në raport me zgjedhjet, Presidenti ka vetëm një kompetencë atë të caktimit të datës së zgjedhjeve

Presidenti i vendit e ka këtë kompetence vetëm një herë dhe e ka ezauruar këtë. Deri më 10 qershor, datën e zhdekretimit janë konsumuar të gjitha procedurat për zgjedhjet vendore. Pro procesi është vetëm në fazën e fundit, në ditën kur zgjedhësit duhet t’u respektohet e drejta e mbrojtur në kushtetutë për të zgjedhur. Nuk ka për të ndodhur të zhbëhet me zhdekretim.

Presidenti referohet në precedentë sipas tij, por lë mënjanë kuadrin ligjor, nuk mund të marrësh për precedentë kur kuadri ligjor është tërësisht i ndryshëm, në 2007, apo 2017 jo vetëm që kishin brenda kuadrit të përcaktuar, por dispozitën kalimtare për ti mundësua presidentit Moisiu për të rindërtuar një datë të re zgjedhore e kemi votuar në 30 dhjetor të 2006, Kuvendi rrinte i mbledhur derisa marrëveshja politike të firmosej në presidencë dhe presidenti vetëm pas kësaj mund të dekretonte një datë të re.

Presidenti nuk është vënë në lëvizje me kërkesë të palëve të treta, asnjëherë kryesisht, dekreti bllokon mundësinë për të prodhuar rezultate, me shtyrjen dhe përsëritjen zgjedhjet zhvillohen në dritë tjetër, kurse dekreti i 10 qershorit thyen çdo limit, ligjor dhe kushtetues”, tha Balla. 

Për socialistët ndërhyrja e Presidentit të Republikës në këtë fazë të procesit zgjedhor si një mjet që ka cenuar rëndë barazinë e konkurrimit politik duke shkelur kështu paanësinë politike që Kushtetuta i ka veshur Presidentit të Republikës, “Mundësinë e aktivizimit të mekanizmave të kontrollit dhe hetimit parlamentar parashikuar nga neni 90, paragrafi 2 i Kushtetutës”.

Kjo pikë e fundit të draft rezolutës që pritet të votohet në Kuvend është edhe neni me të cilin mund të iniciohet edhe shkarkimi i Presidentit, pa e shprehur këtë si një veprim që do të ndërmerret, por si një mundësi shqyrtimi.

Sipas socialistëve ky akt tenton të ndërhyjë drejtpërdrejtë në një proces që tashmë është në kompetencë të organit administrues të tij dhe si i tillë duhet shqyrtuar dhe vlerësuar nga organet e administrimit zgjedhor të parashikuara në Kodin Zgjedhor.

Në fund të rezolutës maxhoranca i kërkon Presidentit të reflektojë.

“Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës”.

PS e konsideron një moment historik për vendin këtë periudhë para vendimit për çeljen ose jo të negociatave me BE.

Next Post
“Presidenti atentat Kushtetutës”, Zbardhet memo për Grupin e PS: Precedentët e rrezikshëm që krijon anulimi i datës së zgjedhjeve

"Presidenti atentat Kushtetutës", Zbardhet memo për Grupin e PS: Precedentët e rrezikshëm që krijon anulimi i datës së zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In