Seanca e së premtes e cila është ndërprerë për shkak të mungesës së kuorumit do të vazhdojë sot.
Për rend të ditës së kësaj seance është paraparë që të shqyrtohet raporti i Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015, raporti i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015, raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015, dhe pritet që të shqyrtohet propozimi për shpalljen e 5 shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.
Në seancën e kaluar nuk ka mundur që të votohet Ligji për Investime Strategjike për shkak të mungesës së deputetëve të pozitës, referon Express. (b.an)