• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kuvendi kosovar jofunksional, për tërë 2017 miratoi vetëm 5 ligje

by Java News
01/01/2018 09:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me shumë vështirësi arriti koalicioni qeverisës t’i konstituojë institucionet e reja, por vështirësitë për ta nuk përfunduan vetëm me zgjedhjen e kryeministrit dhe kryeparlamentarit.

Ky koalicion, që i ka vetëm 61 vota të deputetëve, për afër 4 muaj nuk ka arritur t’i kalojë më shumë se 5 ligje, raporton KTV.Për këtë periudhë, deputetët e Kuvendit kanë votuar për 3 marrëveshje ndërkombëtare e 2 ligje që kanë të bëjnë me buxhetin e republikës.

Artan Murati, nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se që prej fillimit, Kuvendi është përballur me probleme të vjetra.

Zgjedhjet lokale kanë pasur ndikim direkt në punën e Kuvendit sepse fokusi i deputetëve ishte te zgjedhjet e kështu jeta parlamentare u venit.
Edhe debati mes pushtetit e opozitës ka degraduar që, sipas Muratit, më shumë kaloi në nivelin personal.Në këtë legjislaturë, sipas Muratit, pritet të ketë përplasje më të mëdha meqë ka balancë në numra mes pushtetit e opozitës.

Ndërsa Valmir Ismajli nga Demokracia Plus legjislaturën e gjashtë e sheh vetëm si reprizë të së kaluarës.
Ai thotë se edhe në këtë legjislaturë është përsëritur situata e njëjtë, duke pasur pauza të gjata nga seanca në seancë, e kurdo që ato kanë arritur të mbahen kanë qenë të stërngarkuara me pika.

Kuvendi i Kosovës do t’i kthehet punës në javën e tretë të janarit, ku ndër çështjet e para që pritet të jetë në diskutim është procedimi i marrëveshjes për demarkacionin nga komisioni për punë të jashtme.
Por, edhe nëse komisioni nuk e procedon atë, ajo mund të vihet si pikë e rendit të ditës në seancë me shmangie nga rregullorja e Kuvendit.

Edhe çështja e Gjykatës mbetet e hapur dhe deputetët nënshkrues të nismës për shfuqizimin e saj do të presin nisjen e sesionit pranveror që të tentojnë sërish ta thërrasin seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Guardiola rrëfen dëmtimet e Jesusit dhe De Bruynes

Guardiola rrëfen dëmtimet e Jesusit dhe De Bruynes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

Moti i keq në Greqi, shënohen dy viktima, dëme dhe përmbytje në Athinë dhe në zonat bregdetare

January 21, 2026
“Po jepja porosinë kur ndodhi krimi”/Avokati i Metës, dëshmitar në vrasjen te “Komuna e Parisit”: I njihja të dy, aty haja drekën..

“Gjyqtarët në GJKKO janë kamikazë”- Avokati i Ilir Metës: Presidentin po e mbajnë kot 16 muaj në qeli

January 21, 2026
Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

Zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes. Kuvendi e miraton nesër..

January 21, 2026
“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

“Do ishte bërë kasaphanë”, audioregjistrimi i “21 Janarit”, gazetari: Komandanti i Gardës e kishte situatën në kontroll, urdhri u dha për…

January 21, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

January 21, 2026
Vrasjet e 21 janarit, analisti Arben Meçe: Ekzekutimet, sipas një skeme të përgatitur nga Berisha

Kufiri politik i 21 janarit: Vija e kuqe që mban PD larg pushtetit

January 21, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“E bëri gjak Shqipërinë”/ Beqiri: “21 Janari” nuk mbyllet pa marrë burgim përjetë Berisha

January 21, 2026
Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

Seanca e përshpejtuar për Bordin e Paqes me kërkesë të PS, reagon PD: Do marrim pjesë, pavarësisht..

January 21, 2026
Sot seanca e fundit e sesionit parlamentar/ Betohet Avokati i Popullit, çështjet e tjera në rend dite

Rama në Bordin e Paqes, Kuvendi miraton kërkesën e PS: Të enjten seancë plenare

January 21, 2026
“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

“Si të mbijetoni 5 ditë”/ Qeveria e Groenlandës publikon udhëzuesin për përgatitje në raste krize

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In