CDU ka përshëndet kryetarin e PD Lulzim Bashën dhe Kuvendin e PD që po zhvillohet sot, përmes një mesazhi.
Zëdhënësi i çështjeve europiane të grupit parlamentar të CDU/CSU, Gunther Krichbaum shprehet se PD përballet me tendenca përçarëse, por forca krijohet me vendosmëri.
Mesazhi i plotë:
Shqipëria ka mjaft parti që nuk i shërbejnë vendit por interesave personale të disa apo një individi, PD ne sherbim të qytetareve. Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme që vepron sipas vlerave europiane, lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë. SPAK është kthyer tashmë në një histori të vërtetë suksesi. Nga 15 kushtet që u vendosën në mars 2020 për hapjen e negociatave, janë plotësuar vetëm katër.
Kuvend Kombëtar jashtezakonisht i rendesishem per bashkepunimin e ardhshem me CDU ne Gjermani. Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD modernizohet në programin e saj si një forcë europiane. Kuvend Kombëtar duhet të japë mesazhin që PD hapet dhe bëhet tërheqëse për forca të tjera në shoqërinë shqiptare. Ju uroj ju i dashur Lulzim Basha, dhe të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj, shumë suksese në këtë projekt të madh e të vështirë, por të domosdoshëm!