Mbledhja e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 10:30 në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Detajet bëhen të ditura nga sekretariati organizativ i PD, i cili në një mesazh drejtuar anëtarsisë u kërkon atyre të jenë prezentë dhe të pajisen me kartë identiteti.
Mesazhi drejtuar anëtarësisë:
I nderuar anetar i Kuvendit Kombetar te PD,
Ju njoftojme se mbledhja e Kuvendit do te zhvillohet diten e shtune, date 17.07.2021, ora 10:30, ne ambientet e Pallatit te Kongreseve ne Tirane.
Ju lutemi te jeni prezent dhe me vete te keni karten tuaj te identitetit.
Sekretariati Organizativ i Partise.
Kujtojmë që gjatë rendit të ditës së Kuvendit Kombëtar do të informohet për masakrën zgjedhore të 25 Prillit dhe do të përcaktohen linjat kryesore të strategjisë politike të PD.
Në pikën e dytë është parashikuar që të vlerësohet mundësia për ndryshime në statutin e PD-së.
Në pikën e tretë të rendit të Kuvendit është përcaktuar zgjedhja e Këshillit Kombëtar të PD-së që aktualisht drejtohet nga Bujar Nishani./m.j
pleniumi i sh lyli bashes,bytheci,klyshi i bindur i plakut te vicidolit.