• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi Kombëtar i jashtëzakonshëm, përse do thirret?

by Fatmir Merkoçi
06/12/2021 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi

 

Kuvendi i Partisë thirret për dy arsye: Ose ndodh një ngjarje e rëndë në parti, ose vetë udhëheqja e Partisë ka devijuar nga qëndrimet politike. Shkelet Statuti i Partisë. Kryetari apo dhe Kryesia, janë shkëputur nga baza e Partisë.

 

Në rastin e parë.

Kuvendin e thërret dhe e organizon partia. Drejtimin e Kuvendit e bën Kryetari dhe Kryesia e Partisë. Në këtë rast, Partia thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm. Nuk ka nevojë për firma të anëtarëve të kuvëndit.

Anëtarët e Kuvendit të Jashtëzakonshëm janë vetëm ata persona që kanë mandatin e kuvendit të fundit. Kjo është taksative dhe e pa kundërshtueshme pasi anëtarët e Kuvendit kanë mandat 4

(katër) vjeçar dhe nuk mundet të zëvendësohen, pavarësisht se, mundet të kenë lënë mandatin si funksionarë. Kjo për të vetmen arsye, pasi Kuvendi është organi më i lartë. Si i tillë, askush nuk mundet t’i marri atributet e tija. Zëvendësimi i mandateve përbën sa shkelje statuore aq dhe ligjore për vetë organizatorët e Kuvendit të jashtëzakonshëm.

 

Rasti i dytë

Sipas statutit, Kuvendin e thërret 1/4 e anëtarëve të kuvendit të fundit. Kur Kuvendin e thërret anëtarsia e saj, cila është arsyeja: Ajo ç’ka parashtrova në pikën 2 (dy). Pra, Kryetari dhe kryesia e Partisë nuk duan ta thërrasin kuvendin e jashtëzakonshëm. Por statuti e ka paraprirë këtë situatë, ndaj dhe është e përcaktuar kjo pikë në statut.

Nëse kjo pikë nuk do ishte në statut, gjykata nuk do pranonte aprovimin e statutit pasi, përbën shkelje të rregullave të demokracisë, brenda vetë partisë.

Kur Kuvendin e jashtëzakonshëm e thërret  Cila është proçedura e thirrjes.

Qoftë dhe një individ, anëtar i partisë, arrin të mbledhi 1/4 e anëtarëve të Kuvendit. Shpall ditën e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, duke përcaktuar dhe pikat e diskutimit në këtë kuvend. Por në asnjë rast, nuk duhet të dalë jashtë pikave të paraqitura.

Data për mbledhjen e kuvendit është e përcaktuar në statut dhe është afati një mujor nga dita e shpalljes. Organizimin, mbarëvajtjen dhe përgjegjësinë e këtij kuvendi e kanë organizatorët, pra firmëtarët.

Përse duhen firmat? Ato duhen për të bërë të mundur thirrjen e kuvendit. Pra, organizatorët kanë detyrimin për t’i pasur firmat. Por në asnjë rasta, ata nuk janë të detyruar që firmat ti paraqesin në kryesinë e partisë. Kjo ka shpjegimin e vetë.

Organizatorët vërtetë e thërrasin Kuvendin e jashtëzakonshëm me 1/4 e anëtarëve të Kuvendit, por nëse, ata nuk mundet të mbledhin në kuvend, më shumë se gjysmën e anëtarëve të saj, atëherë kemi dështim të kuvendit dhe përgjegjësia bie mbi nismëtarët e kësaj kërkese.

Por nëse Kryesia dhe Kryetari i Partisë janë dakord me thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, atëherë ata mundet të caktojnë një datë para afatit 1 (një) mujor, që përcakton statuti, kur e thërret ¼ e anëtarëve. Kuptohet nëse ndodh kështu.

Kuvendi i thirrur nga partiabëhet i detyrueshëm dhe për 1/4 iniciatore. Në këtë momenta ata paraqiten në kuvend me kërkesat e tyre.

Paraqitja e kërkesave, detyrimisht shoqërohet dhe me firmat e firmëtarve,që kanë kërkuar thirrjen e këtij kuvendi. Kuvendi në këtë rast drejtohet nga Kryetari i Partisë, por është i detyruar që kërkesat e 1/4 të anëtarëve të hidhen në votim në Kuvend.

Ashtu siç është detyrues pjesëmarrja e 1/4 në rastin e mësipërm, ashtu është detyrues pjesëmarrja dhe e kryesisë dhe Kryetarit në këtë rast. Dhe pse duhet theksuar se: Në rast se kuvendin e thërret 1/4 dhe e zhvillon ajo, Kryesia dhe Kryetari e humbet të drejtën e drejtimit të kuvendit. Në këtë rast, ata nuk humbasin të drejtën e fjalës, të diskutimit apo edhe të votimit.

 

Sekretaria dhe protokolli i partisë

Protokolli dhe sekretaria duhet të jenë pjesëmarrës në Kuvendin e Jashtëzakonshëm. Këtë ata e kanë detyrim statutor dhe ligjor. Kjo sepse Partia është institucion dhe në asnjë rast, ajo nuk mundet ti bindet askujt, përveç ligjit dhe statutit.

Në asnjë rast, protokolli nuk ka justifikim për mospjesëmarrje. Në çdo rast, përbën shkelje ligjore.

Shpesh dëgjohet se Kryetari ka vulën dhe nuk e lë partinë.

Nëse Kryetari mban vulën e Partisë, atëherë kemi të bëjmë me një Kryetar autoritar, i cili shkel hapur ligjin dhe statutin. Në asnjë gërmë të statutit, nuk thuhet se Kryetari e posedon vulën e partisë.

Nëse ndodh kjo, përgjegjësit kallëzohen penalisht për, shfrytëzim posti, kanosje të administratës, vjedhje dhe përvetësim vule, të parashikuar nga kodi penal. Ndaj askush nuk mundet të bëhet “pronar” i partisë.

Deklarimi i datës nga Kryetari dhe kryesia për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm bëhet pas ditës së shpallur nga 1/4 e antarëve të saj. Është një datë nul. Ajo mundet të vlejë, vetëm nëse 1/4 e anëtarëve të kuvendit nuk mundet të mbledh më shumë se gjysmën e anëtarëve, për të zhvilluar kuvendin e jashtëzakonshëm, të thirrur prej saj. b.an

Next Post
Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë, ja detajet e reja

Gruaja e ish-deputetit që u ekzekutua nxjerr emrat dhe ndryshon dëshminë, ja detajet e reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

Vdekja misterioze pas një epruvete të thyer, çfarë ndodhi në laboratorin e Siberisë?

October 7, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

October 7, 2026
Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

Zgjidhën një mister mbi 100-vjeçar, dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në Kimi

October 7, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Tre vatra zjarri në Bestrovë të Vlorës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

October 7, 2026
Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

Dosja “Call Center”, 5 gra kërkojnë pezullimin e dënimit, shkak fëmijët e mitur

October 7, 2026
UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës -

UEFA heton lojtarin izraelit për dyshimin se pështyu trajnerin e Irlandës –

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com