Kryetari i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të bëhet me presion të Bashkimit Europian. Ai në një konferencë për media ka thënë se pas mospranimit të Kosovës në UNESCO, kjo e fundit nuk do ta ndalet me kaq, pasi që do të tentojë që përsëri pas dy vjetësh të kandidojë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
“Kosova nuk do të ndalet pas dështimit në UNESCO. Tani ajo do të vazhdojë me kërkesën që të anëtarësohet edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, siç janë; INTERPOL-i dhe Këshilli i Europës”, ka thënë ai, transmeton zeri.info
Sipas tij, nëse Brukseli dhe Uashingtoni dëshirojnë që të ketë përparime në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, atëherë duhet që BE-ja ta bëjë një shtytje në procesin e dialogut dhe të fillojë të sillet në mënyrë racionale”, kështu ka deklaruar kryetar i Komisionit për Kosovë, Milovan Drecun.