• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi i ri/ Luljeta Bozo, deputetja më e madhe në moshë, ndiqet nga Sali Berisha e 16 të tjerë që janë mbi 60 vjeç

by Java News
09/08/2021 15:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti i ri në shtator do të ketë 18 deputetë të moshës mbi 60-vjeç, përfshi edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndonëse e ardhmja politike e tij është trazuar kohët e fundit.

Në krye të listës për nga mosha më e madhe, është deputetja socialiste Luljeta Bozo, inxhinierja që fitoi simpatinë e publikut pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

ISP shkruan se sipas rregullores së Kuvendit, deputeti me moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare.

“Sipas Rregullores së Kuvendit, deputeti në moshën më të madhe drejton seancën e parë plenare në fillimin e legjislaturës. Aktualisht, sipas të dhënave të përpunuara nga stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP), nga deputetët e zgjedhur Luljeta Bozo pritet të jetë deputetja në moshën më të madhe (datëlindja 1943), ndjekur nga Sali Berisha (datëlindja 1944).

Në total 18 deputetë janë mbi moshën 60 vjeç, shumica prej tyre me përvojë të gjatë parlamentare, ndërkohë që vetëm dy deputetë do të jenë nën 30 vjeç, të dy prurje të reja politike. Për informacion, kryeministri Rama i përket ditëlindjes 1964 ndërsa kryetari i PD Basha ditëlindjes 1974.

Në praktikat e studimeve parlamentare gjithnjë mosha personale lidhet me moshën politike dhe me kontributin e secilit politikan gjatë karrierës së tij. Parë në këtë prizëm, ekspertët e ISP vlerësojnë se shumica e veteranëve të parlamentit të ri janë prurje të fillimeve të, – disa kanë mbajtur poste të larta politike edhe më 1990-1991 deri në kryetarë partish, disa drejtues të partive në rrethet e tyre, ndërkohë që dy prej prurjeve kanë përvojë minimale politike.

Referuar kontributit profesional, me siguri secila parti ka vlerësime të larta për deputetët e saj, përfshirë militantët mbështetës, por në një lexim neutral e profesional të bilancit të tranzicionit, pothuajse të gjithë emrat e tabelës kanë të përbashkët “meritën” se nuk kanë arritur të lënë gjurmë pozitive në historinë e tranzicionit, nuk kanë iniciuar ligje të rëndësishme apo procese reformash serioze, si dhe nuk kanë demonstruar maturi, transparencë dhe llogaridhënie politike gjatë viteve apo dekadave në karrierë.

Një pjesë e tyre ishin krijues e drejtues të sistemit të politik, për pasojë, edhe përfituesit kryesor të privilegjeve të tij, një pjesë vijon të mbijetojë për shkak të besnikërisë /shërbimeve ndaj liderit politik, kurse një pjesë tjetër shpreh deformimet aksidentale të përfaqësimit gjatë tranzicionit, për shkak të CV të tyre problematike në qeverisjen lokale, qendrore apo në partitë e tyre politike. /Instituti i Studimeve Politike (ISP)”

/m.j

Next Post
U kapën me 62 kg kanabis, mbeten në burg 7 të arrestuarit nga “Motoristi”

U kapën me 62 kg kanabis, mbeten në burg 7 të arrestuarit nga "Motoristi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

Rritet frika në Kiev, Zelensky ngre alarmin: Rusia është gati për një sulm tjetër masiv  

June 1, 2026
Meta nxit Berishën, PD hap primaret për tre bashkitë kryesore, fton kandidatët për Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

Krasniqi: Në Këshillin Kombëtar të PD dominuan mesazhet “rroftë kryetari”, mungoi debati për qeverisjen

June 1, 2026
Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

Deputeti i PS nxjerr zbuluar kundërshtarët e investimit në Zvërnec, ngre pikëpyetje për autobusë nga Greqia dhe përfshirjen e Belerit

June 1, 2026
Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

Zbardhet sondazhi/ Shumica e shqiptarëve besojnë te BE-ja! Mbi 60% shohin Shqipërinë anëtare të Unionit deri në vitin 2030

June 1, 2026
Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

Tensionet SHBA-Iran ndikojnë tregjet, nafta arrin 97 dollarë për fuçi

June 1, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme! Irani paralajmëron bllokadë totale në Hormuz, SHBA dhe Izraeli zgjerojnë operacionet ushtarake

June 1, 2026
“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

“I kënaqur që u morën masa për incidentin në Zvërnec”, Tsipras i përgjigjet Ramës: Mos më jep leksione publike për nacionalizmin

June 1, 2026
Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

Protestat në Zvërnec, gazetari: Greqia shfrytëzoi rastin për të hapur debat për minoritetin

June 1, 2026
Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

Zvërneci/ Beleri: Banorëve grekë nuk u janë kthyer pronat dhe nuk janë informuar për projektin

June 1, 2026
Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

Tensionet e Zvërnecit kalojnë kufijtë, ekstremistët grekë bëjnë thirrje për dhunë në rrjetet sociale: Ofrojmë para…

June 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In