• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi i PD-së/ Alibeaj: Nga sot s’ka më alibi as për Bashën, as për Kryesinë e Këshillin Kombëtar

by Java News
18/12/2021 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nën-kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibaj e quajti moment histori kuvendin e sotëm të Partisë Demokratike për zgjidhjen e dualizmit në lidershipin e partisë dhe raportin me SHBA-në. Përpara delegatëve në Kuvendin e Jashtëzakonshëm në Pallatin e Kongreseve, Alibeaj e quajti përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha si “heqje barre” për të gjithë demokratët. Këtë kuvend, Alibeaj e vlerësoi për konfirmimin e përbetimit ndaj SHBA-së si aleat i madh i selisë blu.

“Kemi një ndjesi çlirimi, e kemi mbajtur gjithmonë në opozitë. Fakti që nuk kemi mundur sepse kemi qenë bujarë dhe besnikë për të treguar të vërtetën dhe për ta parë në sy. Sot po, e ndiej këtë lloj çlirimi, që 31 vite më pas, me 3 data. 9 shtatori krijoi këtë proces, ky proces duhej të zgjaste më tepër. Ai kalvar i kaluar para një dileme ë madhe, ishte një dilemë morale për të gjithë ne, nga kryetari deri te demokrati më i largët, më i ri.

Ky ka qenë testi moral: të shikojmë nga e kaluara apo nga e ardhmja. U tronditëm nga vendimi I DASH, ishim në lëngatë e madhe të padrejtësisë për vjedhjen e votave. Aty duhet të dali shpirti i së vërtetës, maturisë, . Lum kush e kaloi me fisnikëri këtë test moral. Dielli do të lindë përsëri. Do të shënojë shumë në karrierën politike qëndrimi që ka mbajtur secili prej nesh në këtë test moral. Zgjidhi shumë dilema: pro-amerikanizmin dhe dualizmin. Rifreskuam përbetimet morale ndaj aleatit tonë, jo si interes pragmatist ndaj amerikanëve. Të qenit të aftë për të parë të shkuarën të shkurtër 8 vjeçare. Si mund të fitonim me dualizmin që e kishim deri në dejet tona?! Nuk e shprehëm sepse mendonim se do t’u bënim dëm demokratëve. Kemi kryetarin tonë edhe liderin historik. Duhet stomak I fortë që të mos turbullohet baza duke patur gjithë këtë ngarkesë. Ishte 2013 ajo që ndodhi dhe zgjati prej 8 vitesh. E kemi patur në kurriz, ta pranojmë. Sot e zgjidhëm.

Një parti duhet të ketë një linjë, një drejtues, një drejtues që mban përgjegjësi. Nuk ka më alibi justifikim për Bashën, kryesinë këtej e tutje. E kam thënë në parlament, e thashë dhe në Kuvendin e kaluar, e kam përshtypje. Nëse ky tranzicion ynë zgjati kaq shumë, që në start nuk u bë i plotë, ishte mision i mbetur. Po përmbyllim gjysmën tjetër tij. E hoqëm këtë barrë. Elitat do të qarkullojnë, sot në 18 dhjetor 2021 keni bërë diçka që mbeti në mes në 1990. S’kemi më barrë. Tashmë kemi sfidën nga sot për të gjithë”, u shpreh n/kryetari i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj.

Next Post
Punimet e Kuvendit Kombëtar mbyllen pas më shumë se 7 orësh

Punimet e Kuvendit Kombëtar mbyllen pas më shumë se 7 orësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

October 8, 2026
Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

October 8, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Votimi i “Territoriales”, Rama mbledh deputetët para seancës plenare! Mazhorancës i duhen 84 vota

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com