• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi i PD/ Mustafaj: U realizua bashkimi, Berisha më i fortë. Rithemelimi s’ka ndërmend të dorëzojë më selinë blu

by Java News
02/05/2022 20:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

30 prilli ishte një Kuvend i suksesshëm për PD. Kështu u shpreh ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj në një intervistë në Radarin Informativ në Abc teksa foli për zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

“Kuvendi i 30 prillit ishte Kuvend i suksesshëm. U rikthyen të përjashtuarit pa kushte. Objektivi i kuvendit të 11 dhjetorit u realizua. S’i vuri kushte as Hajdarit dhe as Murrizit që e dëmtuan luftën e PD duke votuar disa ligje të qeverisë ndesh me opozitën. Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit dhe pastaj Kuvendi i 30 prillit i pranuan këto njerëz dhe personalitete pa kushte”.

Rikthimin e “xhaketave të vjetra” në PD, Mustafaj e shikon pozitivisht. “U rikthyen pak, duhet të ishin rikthyer më shumë mendoj unë. Sot opozita është në një moment delikat. Qoftë në përballje me qeverinë apo dhe në përpjekje për bashkimin e saj.Balanca që u caktua që 50% të vijnë nga forumi rinor dhe nga  lidhja demokratike e gruas. Mund të kishte më shumë të vjetër për përvojë. Mua më duket një qëllim i mirë që u arrit pjesërisht”.

Sipas ish-ministrit, nga ky Kuvendi ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë më i fortë.

“Berisha ka dalë më i fortë. Ai tha vetë se bashkimi është bashkimi i demokratëve. Pas këtij Kuvendi PD do të ketë strukturat e saj drejtuese.  Berisha doli më i fituar sepse e para u konfirmua bashkë me procesin e regjistrimit të anëtarësisë së PD dhe u konfirmua se është një shumicë e anëtarëve e përfshirë në Komisionin e Rithemelimit.

Doli më i fortë se PD nga e shthurur në struktura organizative ka disa struktura deri në këshillin kombëtar, i cili do zgjedhë dhe nënkryetarët e partive. Kemi një grup ku është anëtarësia dhe një tjetër ku janë dhe 30 deputetë. PD e përbën baza. Dhe këta deputetë duhet të kujtojnë se janë ata që duhet të shkojnë te baza. Berisha dhe grupi që po organizon zgjedhjet për kryetarin e ri të PD. Deputetët duhet të shkojnë njëri pas tjetrit ose të themelojnë një parti të tyre”.

I pyetur se nëse Gjykata e Apelit i jep të drejtë ankimit të Enkelejd Alibeajt dhe jo Rithemelimit për drejtimin e partisë, Mustafaj tha se Rithemelimi s’ka ndërmend që ta dorëzojë selinë blu./m.j

“Rithemelimi nuk del më nga selia ne PD. S’ka asnjë shans të tillë. Kauza që ata përfaqësojnë nuk është çështje vule e firme. Juristët më kanë thënë se është non-sens juridik apelimi i Alibeajt. PD Nuk ka palë tjetër, ka paraqit kërkesën, është njohur dhe miratuar. Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij janë e sotmja e PD”./m.j

Next Post
Marrin shtëpitë e reja, banori i ‘jep’ Ramës notën 10 për rindërtimin: Mirënjohje! Batuta e Kryeministrit: Ta bëjmë Shqipërinë si Thumana

Marrin shtëpitë e reja, banori i ‘jep’ Ramës notën 10 për rindërtimin: Mirënjohje! Batuta e Kryeministrit: Ta bëjmë Shqipërinë si Thumana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In