• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kuvendi i Kosovës voton sot qeverinë e re, çfarë ndodh nëse Kurti nuk merr shumicën e votave

by Java News
03/02/2020 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që sot më 3 shkurt në orën 11:00, të mbajë seancën për votimin e Qeverisë së re.

Kjo mbledhje është vendosur të mbahet pas kërkesës së Albin Kurtit, të mandatuarit për kryeministër. Në rend të ditës është vetëm një pikë ajo për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e Qeverisë së re. Një ditë më parë është arritur marrëveshja për bashkëqeverisje mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, pas rreth 4 muajsh negociata.

Krerët e dy partive, Albin Kurti e Isa Mustafa zotohen ta sjellin ndryshimin politik, të kërkuar nga qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit. Dy partnerët e koalicionit do të kenë nga 6 ministri dhe një zv/kryeministër, ndërsa 3 ministri do t’iu ndahen pakicave.

Kurti e Mustafa thonë se për çështjen kontestuese rreth Presidentit të ardhshëm të vendit do të dakordohen më vonë, ndërsa kryeparlamentari në detyrë nga Vetëvendosja do t’ia lëshojë vendin të zgjedhurit të LDK-së.

Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave (61 e më shumë) të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Bazuar në numrin e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike, shumica prej 61 votave është e pritshme të arrihet, pasi që në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 6 tetor, Vetëvendosje fitoi 29, kurse LDK 28 ulëse në kuvend. Këtij numri i shtohen edhe votat e komuniteteve pakicë, të cilat do të jenë pjesë e qeverisë po ashtu.

Me votimin e sotëm në Kuvend, Kurti pritet të udhëheq ekzekutivin më të vogël të Kosovës që nga pavarësia, me 2 zv/kryeministra, 15 ministra e 33 zv/ministra, derisa Qeveria paraprake kishte 21 ministra dhe 80 zv/ministra. Zgjedhjet e 6 tetorit sollën fitoren e ngushtë të dy partive opozitare, me ç’rast e para doli VV, ndërsa e dyta LDK. /e.s/

Next Post
FA ndërtojnë urën mbi lumin Fan, Xhaçka: Reformë në ligj dhe infrastrukturë për emergjencat civile

FA ndërtojnë urën mbi lumin Fan, Xhaçka: Reformë në ligj dhe infrastrukturë për emergjencat civile

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës dhe dhuna në protestë”, PD kërkon seancë urgjente në Kuvend

October 20, 2026
Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

Rubio: Një samit mes SHBA-së, Rusisë dhe Kinës do të ishte pozitiv për botën

October 20, 2026
Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

Shtatë ditë protestë, Policia: 51 prej të arrestuarve me precedentë për vrasje, pengmarrje, prostitucion, narkotikë, armë…

October 20, 2026
Durrës / Plagosen tre të rinj pas një konflikti me thika, një nga autorët 15 vjeç

Sherr me grushte dhe thikë në Gjirokastër, plagoset 43-vjeçari, arrestohet 20-vjeçari

October 20, 2026
Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani

October 20, 2026
Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

Përleshje mes Policisë dhe protestuesve në Portugali. Forcat e Rendit heqin tendat, 55 të arrestuar

October 20, 2026
VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

VIDEO / Protestuesit sulmojnë fizikisht një kameraman, kolegët i dalin në mbrojtje

October 20, 2026
Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

Tritoli në makinën e administratorit të Shushicës, dy të arrestuar

October 20, 2026
Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

DETAJE / Spiropali nuk shkon në mbledhjen e grupit të PS. E vetmja që mungoi

October 20, 2026
Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

Protestuesit largohen nga Kryeministria, nisin marshim drejt bllokut të ministrive

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com