Kuvendi i Republikës së Kosovës ka thirrur për seancë plenare me të vetmen pikë të rendit të ditës: “Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës në njërën anë, dhe Bashkimit Evropian dhe Komunitetit Evropian të Energjisë Atomike, në anën tjetër”.
Partitë opozitare, të cilat tashmë një kohë më të gjatë janë duke bojkotuar dhe penguar mbajtjen e seancave të Kuvendit, me kërkesën për anulimin e marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, kanë paralajmëruar bojkotim edhe të kësaj mbledhjeje. Opozitës i është bashkuar edhe Lista Srpska.