• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kuvendi i Kosovës pa konsensus rreth bisedimeve me Serbinë

by A R
01/11/2018 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë nuk kanë arritur të harmonizojnë tekstin e rezolutës për kornizat e dialogut me Serbinë. Deputetët e Kuvendit të Kosovës kishin para vetës një rezolutë të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe gjashtë pika të propozuara nga Partia Demokratike e Kosovës.

Rezoluta e propozuar nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkon që presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi të mos i lejohet të negociojë me Serbinë çështjen e kufijve të Kosovës. Të njëjtës rezolutë, Partia Demokratike e Kosovës kërkoi që t’i shtohen edhe gjashtë pika.

Bazuar në qëndrimet e ndryshme, Kuvendi mori një pauzë duke u dhënë rast grupeve parlamentare që ta harmonizojnë tekstin. Por, pas vazhdimit të seancës, shefat e grupeve parlamentare, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Memli Krasniqi nga Partia Demokratike e Kosovës, konfirmuan se nuk kanë arritur marrëveshje për harmonizimin e tekstit.

Votimi në Kuvend ka sjellë si rezultat 50 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Ky numër i votave nuk ka mjaftuar që rezoluta të miratohet. Menjëherë pas votimit, partitë opozitare LDK dhe Vetëvendosje, kanë lëshuar sallën e Kuvendit.

Debatet për këtë rezolutë janë përmbyllur të mërkurën gjatë një seance që ka zgjatur gjithë ditën.

Dallimet janë vërejtur qysh gjatë debateve të mërkurën, duke mos lënë shumë hapësirë për harmonizim ndërmjet pushtetit dhe opozitës.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili monitoron punën e Kuvendit u ka bërë thirrje subjekteve politike t’i bashkërendojnë kërkesat në një draft rezolutë të përbashkët lidhur me procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

“Republika e Kosovës nuk duhet të vazhdojë fazën finale të dialogut pa një qëndrim shtetëror të artikuluar në Kuvend, pa strategji dhe pa përcaktuar temat e diskutimit, vijat e kuqe, afatet kohore, pritshmëritë e palës kosovare në këtë proces dhe pa legjitimuar me anë të një rezolute ekipin udhëheqës të Kosovës në këto bisedime”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

Debatet në lidhje me dialogun me Serbinë pasojnë idenë e proklamuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sipas të cilës në marrëveshjen finale ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të përfshihet edhe çështja, siç e ka quajtur ai, e korrigjimit të kufirit. Sipas opozitës, ideja e Thaçit për korrigjim të kufirit, ka si prapavijë ndarjen e Kosovës, edhe pse Thaçi këtë çështje e kishte mohuar në vazhdimësi.

 

Next Post
Shkarkohen 15 zyrtarë për korrupsion, ‘furtunë’ në Inspektoratin e Mjedisit në Tiranë

Shkarkohen 15 zyrtarë për korrupsion, 'furtunë' në Inspektoratin e Mjedisit në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

Pas kontaktit me Putinin, liderët e Finlandës dhe Norvegjisë zhvillojnë bisedë telefonike edhe me Zelenskyn

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In