• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi i hoqi imunitetin, çfarë ndodh tani me Arben Ahmetajn

by A R
14/07/2023 12:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

117 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë votuan pro heqjes së imunitetit të deputetit Arben Ahmetaj. Por çfarë do të thotë kjo? Siç raporton gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri, ai nuk ka më imunitetin që gëzon nga ky post, por vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Ahmetaj mund të qëndrojë deputet deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë nga gjykata dhe siç raporton gazetarja deri më tani nga ai nuk ka ndonjë sinjal për dorëheqje.

“Arben Ahmetaj vijon të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë pavarësisht se tashmë nuk e ka imunitetin që gëzon nga ky post për shkak të votimit që u bë. Gjithsesi deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë pas gjithë hetimeve që bëhen për të ai do të vijojë të jetë deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk kemi parë asnjë sinjal dorëheqje nga mandati i deputeti qoftë edhe nga reagimi që kemi parë mëngjesin e ditës së sotme nga Arben Ahmetaj, i cili ka sqaruar pozicionin e tij në një reagim të gjatë në rrjetet sociale. Ajo çfarë lë të kuptohet është që ky sqarim do të vijohet për sa kohë Ahmetaj e ka paralajmëruar në fund të postimit të tij”, raportoi Omeri.

Me votimin e sotëm, Kuvendi miratoi kërkesën e SPAK që kërkonte autorizim për arrestimin dhe kontrollin e banesës së Ahmetajt.

Proceduralisht, Kuvendi fillimisht duhet t’i nisë shkresën Prokurorisë së Posaçme për dhënien e autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci, më pas prokuroria merr masën e sigurisë në Gjykatën e Posaçme. Pas kësaj organi i akuzës i nis shkresën policisë e cila duhet të ekzekutojë vendimin e gjykatës.

Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Ai ka reaguar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme ku është shprehur se nuk është në arrati dhe se do të dalë kur “e vërteta të marrë rrugë”.

/a.r

Next Post
Sërish përmend lidhjen me Rusinë, Vuçiç mbron Vulin: Sanksionet, përgjegjësi e imja

Sërish përmend lidhjen me Rusinë, Vuçiç mbron Vulin: Sanksionet, përgjegjësi e imja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In