• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi i Berishës shkarkon Bardhin dhe Nënkryetarët: Në 18 dhjetor referendum për largimin e Bashës!

by A R
11/12/2021 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Organizimit të Kuvendit Kombëtar të iniciuar nga Sali Berisha ka marrë sot vendimin për të zhbërë disa nga vendimet e fundit të kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Kreu i komisionit, Belind Këlliçi, hodhi në votim një vendim për shkarkimin e të gjithë strukturës drejtues të Partisë Demokratike.

Përveç shkarkimit të Bashës, do të shkarkohen nënkryetarët e PD, Sekretari i Përgjithshëm, si dhe Kryesia e partisë.

Ky vendim sipas komisionit merret me arsye sepse strukturat drejtuese nuk janë zgjedhur sipas statutit, por janë emëruar nga kryetari Basha në kundërshtim me statutin.

***

Komisioni i Kuvendit të PD të thërritur nga Sali Berisha ka bërë të ditura vendimet që u morën sot. Kështu, kryetari i këtij komisioni, Belind Këlliçi, deklaroi se në datën 18 Dhjetor, në të njëjtën ditë kur në fakt Lulzim Basha ka lajmëruar mbajtjen e Kuvendit të PD, do të mbahet një referendum në të gjitha degët e Partisë Demokratike në Shqipëri, ku do të votohet nëse janë dakord ose jo me shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

“Kuvendi i PD vendosi:

1.Të votojë me votim të fshehtë të delegatëve për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha për thyerje të rënda të statutit të PD, përvetësim të kompetencave të organeve qëndrore të PD, dhe dëmtim të rëndë të interesave politike dhe elektorale të saj. Votimi të kryhet gjatë zhvillimit të punimeve të Kuvendit të datës 11 Dhjetor 2021.

2. Fleta e votimit të përmbajë pyetjen: A jeni dakord me shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha? Fleta e votimit të përmbajë përgjigjet alternative: Po (dakord me shkarkimin) dhe Jo (kundër shkarkimit).

3. Vendimmarrja e dalë nga Kuvendi Kombëtar të ratifikohet nëpërmjet një referendumi në të gjithë anëtarësinë e PD i cili do të mbahet në datën 18 Dhjetor 2021 në të gjitha degët e PD të Shqipërisë.

4.Fleta e votimit në referendum sipas pikës 3 të përmbajë pyetjen: A jeni dakord me vendimin e Kuvendit Kombëtar për shkarkimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha? Fleta e votimit në referendum të përmbajë përgjigjet alternative: Po (dakord me shkarkimin) dhe Jo (kundër shkarkimit). Ky vendim miratohet me vendim të hapur dhe hyn në fuqi menjëherë”, deklaroi Belind Këlliçi.

/a.r

Next Post
Miratohet Statuti i ri i PD-së/ Kuvendi i Berishës rikthen siglën e vulën origjinale të partisë. Anulojnë Kuvendin e Bashës

Miratohet Statuti i ri i PD-së/ Kuvendi i Berishës rikthen siglën e vulën origjinale të partisë. Anulojnë Kuvendin e Bashës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In