• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi/ Homazhet, i jepet lamtumira e fundit Luan Hajdaragës!

by Java News
31/07/2018 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në nderim të figurës së ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, ish-ministrit të Mbrojtjes Luan Hajdaraga, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, Kuvendi i Shqipërisë organizon homazhe në sallën e seancave plenare, ku do të marrin pjesë shumë personalitete të njohura të politikës.

Shumë figura e personalitete të njohura të politikës shprehën ngushëllimet familjarëve të ish-ministrit të Mbrojtjes ditën e djeshme, duke e cilësuar si një humbje të një eksponenti më të madh në Partinë Socialiste që në fillimet e saj. Si deputet në Kuvendin e Shqipërisë dhe si ministër i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga njihet si një nga personalitetet, i cili dha një kontribut të paçmueshëm në Partinë Socialiste.

Në ceremoninë që po zhvillohet sot në sallën e seancave plenare, kanë marrë pjesë disa ministra të kabinetit Rama 2, figura të vjetra por edhe aktuale të Partisë Socialiste. Namik Dokle, e Servet Pëllumbi, deri më tani janë të pranishëm në homazhe. Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë ndër të parat që ka mbërritur në ceremoninë e homazheve. Në homazhe ka marrë pjesë edhe presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili shprehu konsideratën e tij për figurën e Hajdaragës. “Njeri i këndshëm dhe i përkushtuar për të përmbushur punën e tij. “-tha Meta.

Rama në ceremoninë e homazheve

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e homazheve që u zhvillua në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Rama ka takuar familjarët dhe u ka shprehur ngushëllimet, si dhe ka nderuar figurën e tij.

Kryeministri ka zgjedhur të mos flasë për gazetarët. Më herët në ceremoni kanë marrë pjesë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, Presidenti Ilir Meta, e të tjerë figura të njohura të PS-së.

Kryemadhi përlotet: Hajdaraga më ka inkurajuar!

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në fjalën e saj para hyrjes në ambientet e Kuvendit, tha se Hajdaraga do kujtohet, më së shumti nga Partia Socialiste. Kryemadhi është përlotur kur u pyet nga gazetarët për rolin e Hajdaragës në jetën e saj.

“E kam takuar Luanin kur kam qenë fëmijë. Luani më ka inkurajuar në shumë gjëra. Hajdaraga solli ndryshim në PS. Ikja e parakohshme, e dhimbshme, do na mungojë shumë të gjithëve, por më së shumti PS-së. Sot jemi këtu për të thënë vlerat që ka Luani, e klasës politike po i largohen. “-u shpreh Kryemadhi.

ma.me

Next Post
Në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës. Pse nuk ndihet Shqipëria?

Në Bruksel po vërtitet Konferenca e Londrës. Pse nuk ndihet Shqipëria?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In