• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kuvendi: Disa media dezinformuan, prokurimet janë bërë në transparencë të plotë

by A R
31/01/2016 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Administrata e Kuvendit të Shqipërisë ben te ditur për opinionin publik se lajmi i publikuar në disa media për  “Drekë bufe te shtruar nga Kuvendi i Shqipërisë, në Kryesinë e Kuvendit, më datë 2.10.2015 ora 14:00, me rastin e daljes në pension të Shefqet Zanit”, është i pa vërtetë.

Në një deklaratë për mediat, Shërbimet administrative të Kuvendit të Shqipërisë sqarojne se “U njohën gjatë ditës sot me lajmin e publikuar në disa  media online lidhur me proceedurat e zhvilluara për shërbimin me objekt “Drekë bufe e shtruar nga Kuvendi i Shqipërisë, në Kryesinë e Kuvendit, më datë 2.10.2015 ora 14:00, me rastin e daljes në pension të Shefqet Zani”. Për sa më sipër, me përgjegjshmëri të plotë, në funksion të transparencës dhe të mirinformimit të opinionit publik, Shërbimet administrative të Kuvendit dëshirojnë të sqarojnë se, lajmi i publikuar në disa prej mediave online është i pavërtetë dhe se për procedurën në fjalë ato kanë zbatuar përpikmërisht legjislacionin në fuqi për prokurimet publike”.

Në sqarimin që vjen nga Administrative e Kuvendit të Shqipërisë,  thuhet më tej se “Më konkretisht, në datë 30 shtator 2015 është shpallur procedura nga Zyra e Prokurimeve Publike në Kuvendin e Shqipërisë. Në datë 1 tetor 2015, ora 14:00, është bërë hapja e procedurës për të parë operatorët ekonomik pjesëmarrës në garë. Saktësojmë se, përgjatë 24 orëve të kohëzgjatjes së kësaj procedure prokurimi, i vetmi operator ekonomik, që kishte shfaqur interes ishte personi fizik, Tufik Kurti. Ky fakti i është komunikuar Tufik Kurtit menjëherë përmes mesazheve që ofron Sistemi i Prokurimit Elektronik (SPE). Brenda një afati 30-minutësh, Tufik Kurti është tërhequr nga gara duke i argumentuar Kuvendit të Shqipërisë përmes përgjigjes së tij në SPE, se tërheqja nga gara ka ndodhur për shkak të mospërllogaritjes së saktë të shumës”.

“Komisioni i Prokurimeve Publike për blerjet me vlerë të vogël pranë Kuvendit të Shqipërisë anuloi menjëherë këtë procedurë prokurimi. Gjithsesi, dëshirojmë të theksojmë se, për çdo rast Komisioni i Blerjeve të Vogla në Kuvendin e Shqipërisë, vepron duke verifikuar të gjithë dokumentacionin ligjor të përcjellë nga operatorët ekonomikë për përputhshmërinë ligjore të objektit të veprimtarisë të operatorit ekonomik me objektin e shërbimit të kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Ndërkaq, pas anulimit, më datë 2 tetor 2015, ditën e premte është rishpallur hapja e procedurës së prokurimit “Drekë bufe e shtruar nga Kuvendi i Shqipërisë, në Kryesinë e Kuvendit, më datë 07.10.2015, ora 14:00, me rastin e daljes në pension të z. Shefqet Zani”, thuhet nga Administrative e Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu, në sqarimin e Administrative e Kuvendit të Shqipërisë pohohet se “Në datë 05.10.2015 ora 08:15 (meqenëse datat 3-4 janë ditë pushimi javor) është kryer hapja e procedurës.Operatori i vetëm që ka shfaqur interes ka qenë “Era 2000 shpk”. Ajo është shpallur fituese e procedurës dhe në vijim ka realizuar me sukses shërbimin. E gjithë kjo procedurë tenderimi është lehtësisht e verifikueshme në faqen online të Agjencisë së Prokurimeve Publike (datë 05.10.2015)

Next Post

Gocat e Fraules ju përshëndesin me këtë VIDEO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In