• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kuvendi dhe loja “macja me miun” e Berishës

by Java News
06/03/2016 16:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/

A po luan PD-ja si “macja me miun” me Kuvendin? Zhvillimet e ditëve të fundit të bëjnë të besosh se tashmë Kuvendi ka hyrë në një spirale krize, në kurthin e së cilës lehtazi ka hyrë mazhoranca. Muaji mars, i cili ishte lënë edhe si muaji final për kurorëzimin e Reformës në Drejtësi nga ana e kreut të mazhorancës, Edi Rama, duket se më shumë po shpërfaq një krizë të Kuvendit, sesa një rrugëtim të përbashkët mes pozitës dhe opozitës, për të dakortësuar votat për kalimin e kësaj reforme.

Pa dorashka duhet thënë se PD-ja, konkretisht ish- kryeministri Berisha, e tërhoqi mazhorancën në një vorbull, nga e cila duket se tashmë, si PS ashtu edhe LSI, nuk po arrinë dot të gjejnë “drejtimin e duhur”. Që në fillim të marsit PD-ja paraqiti 3 kushte të saj për zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, ku më kryesori ishte miratimi i akteve nënligjore për dekriminalizimin. Pas disa përplasjesh mazhoranca pranoi kërkesën e PD-së dhe u votua në Kuvend edhe paketa me aktet nënligjore. Kjo dakordësi duket se synonte funksionimin normal të Kuvendit, dhe në këmbim mazhoranca të merrte një Ok në parim nga PD-ja për nisjen e procedurave për votimin e Reformës në Drejtësi.

Por kjo lëvizje e mazhorancës duket se ishte një naivizëm politik, po të kihet parasysh vijësjellja e ish- kryeministrit Berisha, sidomos ndaj Kuvendit, ku ai me të arritur një fitore, shpik kushte të tjera madje edhe më të rënda në përpjekje për ta përshkallëzuar krizën politike të Kuvendit.

Tani në listën e kushteve të PD-së është vendosur largimi nga Kuvendi i tre deputetëve të PS-së, Koço Kokdhima, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Krahasuar me lëvizjet taktike të PD-së, kushtet në adresë të këtyre 3 deputetëve janë edhe më të përshkallëzuara, pasi ajo bojktoi Kuvendin. Pa dashur të hymë shumë në detaje teknike e ligjore, edhe ligji i miratuar në Kuvend së bashku me disa akte nënligjore është një paçavure. Parlamenti shqiptarë duket se është unikal në botën e qytetëruar, pasi bën ligje për një person të caktuar.

Nga pikpamja legjislative ky është një skandaj i paprecedent. Por ajo që në fakt zbardh qartazi dhe sensin e disintegrimit të Kuvendit, ashtu siç paralajmëroi edhe Berisha, është fakti se mazhoranca lehtësisht ka rënë pre e një loje e cila vërtetë sa vjen dhe po e zhvlerëson Parlamentin. Duhet pranuar se taktikisht PD, për interest e saj politike, është shumë më përllogaritëse sesa krerët e mazhorancës, të cilët nën  velin e pushtetit nuk arrinë më të bëjnë dallime se çfarë është në interes të qytetarëve dhe çfarë është në interes të disa figurave politike, që më së shumti kanë probleme personale e financiare në mënyrën se si po telendisin Kuvendin.

Reforma në Drejtësi duket mjaft larg miratimit në Kuvend në muajin mars. Situate ekonomike vijon të jetë mjaft e vështirë. Ka pak nisma që tentojnë të zbusin peshën e krizës ekonomike sidomos në adresë të qytetarëve dhe bizneseve të vogla. As deputetët më nuk dinë se për çfarë votojnë. As një ligj nuk debatohet seriozisht në Kuvend, vetëm dëgjohet thirja pro, kundër, abstenim, pa e kuptuar fare se për çfarë votohet.

Në fillim të mandatit të tij kryeministri Rama deklaronte për një shumicë votash duke e interpretuar edhe si një dritë të gjelbër për të ndryshuar një faqe të historisë së shëmtuar 8 vjeçare të qeverisjes së PD-së. Dhe e tillë në fakt ishte ajo votë. Por sot pas afro 3 vjetësh qeverisje shumë pak gjëra duket se kanë shkuar në drejtimin e duhur. Ndërsa një grusht personash në Kuvend, kanë zhvlëerësuar thuajse tërësisht 1 milion shuplakat.

Lind pyetja se për çfarë duhen tjetër ato vota në Kuvend nëse jeta e njerëzve nuk ndryshon, por në disa aspekte sidomos ekonomike ajo përkeqësohet?

Përpjekjet për konsensus në një mjedis politik dhe parlamentar janë positive Por votuesit 3 vjet më parë nuk kanë votuar thjeshtë për konsensusin, por kanë votuar për një qeveri dhe parlament që ka forcën për ti ndryshuar gjërat me votë edhe kur opozita nuk është dakord. PD-ja është votuar të jetë në opozitë. Kjo është e qartë. Por nga ajo që shohim në Kuvend, tabloja duket se është përmbys. Është e paqartë se çfarë shpreson mazhoranca nga PD-ja.

Votat për Reformën në Drejtësi? Votat nuk do ti marrë. Mjafton të kujtojmë se çfarë bëri Basha dhe Berisha me p/ligjin për Byronë e Hetimit, ku ditën e mërkurë i kërkuan mazhorancës ta votonte, dhe një ditë më pas se patën problem të thonin që se votojmë. Të mashtruar nga kjo farsë më shumë doli Ambasada Amerikane, e cila u investua jo pak dhe arriti të merrte dhe OK e PD-së. Por duke e ditur sesi operon Berisha në Kuvend, duket se vetëm Ambasadori Lu besonte se vërtetë PD-ja do ta votonte Byronë e Hetimit.

A ka ardhur koha për një plan “B” për Reformën në Drejtësi?

Qartazi po.

Nëse votat që ke në Kuvend nuk i përdor për interes të qytetarëve, por për interes të pazareve me Berishën e Bashën, mbase është më mirë të mos i kesh më.    

Next Post

Ja çfarë ndodh kur dy gjyshe dalin me Lamborghini (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
Evropa e së keqes (përgjigje për atë që mund të ndodhë në Shqipëri)

“Harruan Kosovën e Çamërinë”/ Xhufi tregon marrëveshjen e Ballit me Greqinë: Është firma e Mit’hat Frashërit

December 23, 2025
“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

“Guri i rëndë në vend të vet”, Parashqevi Simaku merr titullin “Qytetare Nderi”: Akoma jam kavajase!

December 23, 2025
“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

“E kanë lënë me deklaratë”/ Dhunon gruan në sy të fëmijëve, gjyshërit ndalojnë nënën t’i takojë

December 23, 2025
Historiani Kasmi publikon dokumentet: Ja si Xhafer Deva bashkëpunoi me serbët për të ndihmuar gjermanët!

Si u krijua PKSH?/ Kasmi: Një arsye urrejtja, ndaj Zogut. Për të rinjtë komunizmi ishte trend

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com