• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kuvendi bën thirrjen për vende vakante në KLGJ dhe KLP, institucionet përplasen për fillimin e mandatit

by Ardit Rada
13/10/2020 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kuvendi i Shqipërisë ka hapur thirrjen për zëvendësimin e dy vendeve në dy institucionet e reja të drejtësisë, KLGJ dhe KLP, duke krijuar kështu dhe një përplasje me dy institucionet. Shkak është bërë llogaritja e kohës së mandatit për anëtarët e KLGJ dhe KLP.

Sipas Kuvendit, vakancat në Këshillin e Lartë të Prokurorisë janë ato të Gent Ibrahimit dhe Sandër Becit, ndërsa vakancat në Këshillin e Lartë Gjyqësor janë ato të Maksim Qokut dhe Erjon Muharremajt.

Dy anëtarët e KLP dhe KLGJ janë të zgjedhur nga Kuvendi dhe janë me mandat 3 vjeçar. Kuvendi i ka votuar ata në shkurt të vitit 2018, dhe sipas këtij institucioni, mandati i tyre përfundon në shkurt 2021. Megjithatë, puna e KLGJ e KLP ka filluar zyrtarisht në dhjetor të 2018-ës. Sipas KLGJ e KLP konsiderohet se mandati i tyre tre vjeçar përfundon në dhjetor të 2021-shit.

Për këtë arsye ditën e sotme, të dyja institucionet janë mbledhur për të diskutuar dhe për llogaritjen e afatit dhe përcaktimin se kur mandatatet tre vjeçare të anëtarëve të tyre përfundojnë. KLP ka vendosur fillilim e mandatit në dhjetor 2018.

Njoftimi i KLP-së:

Në respektim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line Zoom. Mbledhja është zhvilluar në prani të gjithë anëtarëve dhe të përfaqësuesëve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT.

Lidhur me nevojën për një interpretimi të saktë ligjor të dispozitave që rregullojnë kohëzgjatjen e mandatit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshilli miratoi me shumicë votash projektvendimi “Për përllogaritjen e mandatit kushtetues si anëtar i  Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, bazuar nё nenet 149, 149/b, 176, pika 6, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenin 280 të Ligjit nr. 115/2016 “Për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë”, i ndryshuar,  në referencë të Vendimit nr. 01. dt.19.12.2018 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, vendosi që anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë,  Gent Ibrahimi, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e pedagogëve), Sandër Beci, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e pedagogëve), Kostaq Beluri, anëtar prokuror (zgjedhur nga asambleja e prokurorëve), Vatë Staka, anëtar prokuror (zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve, duke zëvendësuar mandatin e ish anëtarit, Antoneta Sevdari), Arben Dollapaj, ish-anëtar prokuror (zgjedhur nga Prokuroria e Apelit, aktualisht vend vakant), kanë mandat 3 (tre) vjeçar të siguruar nga shorti i hedhur në mbledhjen e parë të Këshillit, më datën 19 dhjetor 2018, ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandati i tyre përfundon më datën 18 dhjetor 2021.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, anëtar joprokuror (i zgjedhur nga shoqëria civile), Bujar Sheshi, anëtar prokuror (i zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve), Esmeralda Keshi, anëtar prokuror (i zgjedhur nga Asambleja e Prokurorëve, duke zëvendësuar mandatin e ish anëtarit, Gent Osmani). Nurihan Seiti, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e Avokatisë), Tartar Bazaj, anëtar joprokuror (zgjedhur nga trupa e Avokatisë), Besnik Cani, ish anëtar prokuror (zgjedhur nga Prokuroria e Shkallës së Parë, aktualisht vend vakant), kanë mandat 5 (pesë) vjeçar të siguruar nga shorti i hedhur në mbledhjen e parë të Këshillit, më datën 19 dhjetor 2018, ditë në të cilën kanë filluar të ushtrojnë detyrën si anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mandati i tyre përfundon më datën 18 dhjetor 2023. Ky vendim ka hyrë në fuqi menjëherë dhe është botuar në faqen zyrtare të Këshillit.

Ashtu si për çdo organ kushtetues, pacënueshmëria e kohëzgjatjes së mandatit të anëtarit është kusht për pavarësinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndërkaq, pavarësia e Këshillit është kusht për realizimin e misionit të tij kushtetues që është garantimi i pavarësisë, llogaridhënies dhe meritokracisë në sistemin e prokurorisë.

foto galeri

/e.rr

Next Post
Greqia shtyn afatin për hyrjen e shqiptarëve, rregullat e reja deri në datën 31 korrik

Greqia merr vendimin/ Ja deri kur shtyhet ndalimi i udhëtimeve nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

Paketë mbështetjeje për të rinjtë, Rama: Qeveria do të paguajë 50% të qirasë për studentët

October 21, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!

October 21, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

“PS dënon dhunën”, Balla: Protestuesit të zgjedhin përfaqësuesit, qeveria është gati për dialog

October 21, 2026
Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

Vuçiç paralajmëron për Luftën e Tretë Botërore: Evropa po armatoset me shpejtësi

October 21, 2026
LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

LIVE! Protestuesit thyen 38 banka e 42 bankomatë, Rama: Dhuna, nga lëvizja anarkiste dhe neokomuniste ‘ANTIFA’

October 21, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

“Kush thyen do të paguajë” Meloni: Po zbulojmë identitetin e personave me kapuç

October 21, 2026
Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

Intelektuali që do një protestë të revoltuar, por dhe të pavotuar

October 21, 2026
FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

FOTOLAJM / Rama nxori karrige të tjera për dialog, pedagogët i flakin sërish

October 21, 2026
Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

Thirrja për bojkot, Universiteti i Gjirokastrës nuk e njeh Sindikatën e Pedagogëve

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In