• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvendi/ Basha: Qeveri antimafia, nuk do i rezistoni protestës! PS: S’vijnë shqiptarët në çadrën tuaj!

by Java News
25/01/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë ditës së sotme parlamenti i Shqipërisë po mban mban seancën e radhës dhe pavarësosht mungeses se disa ministrave dhe kryeministrit Rama nuk kane munguar debatet.

Kryetari i PD, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ftoi qytetarët në protestën e të shtunës përpara Kryeministrisë. Basha tha se bashkimi i popullit do firmosë fundin e qeverisë së paligjshme.

“Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit të bashkuar, asnjë aleancë me krimin nuk do i rezistojë dot bashkimit të popullit”, tha Basha

Deputetet e PS ironizuan protesten e opozites.

“Nuk vijnë shqiptarët në çadrën tuaj të nderur kolegë të opozitës”, deklaroi Alket Hyseni

Seanca plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj të Kuvendit të Shqipërisë.

Dritan Bici dhe Silva Caka, pas betimit ditën e sotme do të nisin zyrtarisht detyrën.

Ata zëvendësuan në këtë post, Aqif Rakipin e PDIU-së, dhe Gledion Rehovicën e LSI-së.

Ndërkaq, sipas rendit të ditës është parashikuar edhe miratimi i listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për KLGJ dhe KLP.

Parlamenti provon tre herë për konsensus. Por lista e herës së tretë mbetet në fuqi në rast se përsëri nuk bëhen 94 vota për miratimin e saj.

Zhvillimet kryesore

Berisha: Të ngrihemi të largojmë Noriegën

Berisha duhet të ngrihemi të shembim ketë regjim. E vetmja perspektive e të varfërve është largimi nga Shqipëria. Po zbrazni vendi, ndaj u bëj thirrje të mblidhemi me 27 dhe të largojmë këta ‘noriegë’ që mision kryesor kanë vjedhjen tuaj. Ftoj studentët, ish-të përndjekurit politike

Spiropali: PD po iu vë në dispozicion autobusë qytetarëve për t’i sjellë në protestë
Ju e keni humbur shpresën. Ju keni çdo të drejtë të protestoni, por ju kuptoni se punët e shtetit për t’u vënë në vijë kërkojnë mundë, kohë. Nuk janë punët e magjisë. Ju bëjnë thirrje të dilni në protestë, madje po ju vënë në dispozicion autobusë në çdo bashki. Në thirrjet për protesta pa arsye, pa ide, dhe me në krye një lidership që kalë të betejës ka nxirjen e Shqipërisë. Opozita ka kaluar çdo kufi të së drejtës, aq sa e drejta ka kapërcyer e tëra në anën tjetër. Opozita po lundron në oqeanin e hiqit. Ta dini se mund të jetë dhe për shkak të gazit që shkakton opozita e 27 janarit. Ju thatë këtu se deputetët socialistë kanë ikur nga frika, jo se varfëri nuk ka, por a jo nuk mund të luftohet nga i njëjti mentalitet që e prodhoi. 

Ora 12:00 Basha: Asnjë qeveri s’i reziston bashkimit të popullit 
Kryetari i PD, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit ftoi qytetarët në protestën e të shtunës përpara Kryeministrisë. Basha tha se bashkimi i popullit do firmosë fundin e qeverisë së paligjshme.

“Asnjë qeveri nuk i ka rezistuar popullit të bashkuar, asnjë aleancë me krimin nuk do i rezistojë dot bashkimit të popullit. Nëse bëhemi mijëra në sheshet e Shqipërisë e keqja do largohet. Ejani pasnesër më 27 janar, bashkohuni me mijëra të tjerë, për çdo padrejtësi, të firmosim fundin e qeverisë së paligjshme, qeveri trafikante, për t’i haur rrugë një qeverie antimafie, ejani ta mundim, të shtunën në orën 12:00 përballë të keqes”, u shpreh Basha.

Ora 11:50 Berisha-deputetëve të PS: Ku do futeni më 27 janar?
Keni ngelur një thelë këtu, gjithë ministrat të turpëruar nga vetja e tyre, të tmerruar nga super protesta që po afron, largohen nga Parlamenti dhe lënë këtu ikonën e nxirë të mega aferave më të mëdha në historinë e vendit, binjakun e Gjiknurit, Arben Ahmetaj. Ikën deputetët, nuk janë këtu as një e pesta e deputetëve. E thotë Hygo diku “Nuk njihej më as shef, as flamurtar”. Kështu jeni bërë, por çdo të bëni ditën e protestës. Ku do të futeni? Ua thoni shqiptarëve

Ora 11:40 Spaho: Më 27 janar do iu japim shtysën e fundit
Bashkohuni në protestë, të vetëm nuk mund të shpëtoni nga kjo qeveri. Policët janë të implikuar në trafik droge, vëllai i kryeministri i përfshirë në trafik. A duhet të durojmë akoma propagandën tallëse të qeverisë? Në burg nuk duhet të shkojnë të parët të rinjtë që tymosin hashash, por Rama dhe Tahiri. Ndaj më 27 janar duhet të mblidhemi para kryeministrisë dhe t’i japim shtysën e fundit këtij regjimi. 

Ora 11:30 Alket Hyseni: Nuk ju vijnë shqiptarët në çadrën e protestës
Kaq i keni njohurit tuaja, kaq pak e njihni figurën e Nënë Terezës. Nënë Tereza ndihej krenare kudo që ishte, edhe atje në Indi, dhe vlerat i kishte bamirësie. Nuk vijnë shqiptarët në çadrën tuaj të nderur kolegë të opozitës. ‘Alfa e tolerancës është dashuria’, gjë që ju nuk e keni. 

Ora 11:00 Gjonaj: Grup pune për dosjet e të përndjekurve
Kemi ngritur grup pune për të trajtuar dosjet e të përndjekurve. Jemi në proces ku po trajtojmë mbi 300 dosje. Ky është një proces që kërkon kohë dhe informacion. Po punojmë me përparësi për të përndjekurit politikë dhe do të bëjmë publikë të gjitha listat e të përndjekurve në faqen e Ministrisë për të treguar se në cilën fazë janë aplikimet e tyre. Ministria po bën atë punë që nuk është bërë prej vitesh. 
Ora 10: 40 Vokshi: Rama tallet e mëshiron të sëmurët
Çdo ditë e re shënon një dramë të re. Kudo qytetarë të zhgënjyer dhe të pashpresë. Ndërsa Rama tallet me cinizëm dhe mëshiron, diku një mësuese që gjoja do t’i shpëtojë jetën, diku një fëmije, në funksion të propagandës së pashpirt. Ai po shkatërron çdo gjë. Rama kushtetutën e dhunoi, ligjet i shkel përditë, Parlamentin e urren, qeverinë e ka shtënë në duart e krimit, gjithçka po bie, po bëhet pluhur. 

Ora 10:30: Mediu tregon arsyet: Pse duhet të protestojmë
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka treguar në foltoren e Kuvendit arsyet pse qytetarët duhet t’i bashkohen protestës së opozitës më 27 janar. “Emigracioni është dhimbja më e madhe e shqiptarëve. Sipas timonierit, ne mund të bëhemi evropian vetëm duke ndenjur urtë e mos folur. Ishte kjo e djathtë, kjo opozitë që bëri më të mirën për shqiptarët, duke liberalizuar vizat. Ndërsa sot kemi vetëm propagandë droge, që ka vetëm një qëllim, të ndërtojë një shoqëri pa vlera, cinike, të përulur. Kjo është e papranueshme. Kush duhet të protestojë? Një popull që nuk përballet me të keqen është e destinuar të përulet, të largohet. Duhet të shembim këtë mur të ndërtuar mes qeverisjes dhe qytetarëve të thjeshtë, ndaj duhet të bashkohemi më 27 janar. Largimi i së keqes është qëllimi i të gjithëve”, tha Mediu.

Ora 10:20 Tabaku:U morët frymën qytetarëve.Ahmetaj:Ulëm varfërinë
Menjëherë pas betimit të dy deputetëve kanë nisur debatet, ku temë ka qenë varfëria. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, deklaroi se kjo qeveri po iu merr frymën shqiptarëve, duke i varfëruar ata çdo ditë e më shumë. Në kundërpërgjigje ndaj tij, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, tha se varfëria është ulur gjatë qeverisjes së PS.

Tabaku: Kjo qeveri merr frymë me padrejtësi. Ne nuk jemi opozita më e përkryer, por kemi guxim. Jemi të aftë për të drejtuar gishtin. 

Ahmetaj: Unë kam sjellë të vërtetën e raportit për varfërinë, e cila në 2012 ka arritur kulmin në Shqipëri. E vërteta nga podiumi i opozitës është e përmbysur. E vërteta është se varfëria është ulur. 

Ora 10:10 Betohen dy deputetët e rinj, Dritan Bici dhe Silva Caka
Seanca plenare ka nisur me betimin e dy deputetëve të rinj, të cilët ulen sot për herë të parë në sallën e Kuvendit, pasi zëvendësojnë Aqif Rakipin e PDIU dhe Gledion Rehovicën e LSI, të cilëve iu hoq mandati në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Next Post
Me shërbim në kufi, ushtari i Kim Jong Un arratiset me vrap

Korea e Veriut bën thirrje për "bashkim" me Jugun: Do "shkatërrojmë" sfidat kundër ribashkimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In