Kuvendi shqyrton të enjten në seancë plenare disa ndryshime në ligjin e legalizimeve, që synojnë përmirësimin e aspekteve administrative të këtij procesi.
Seanca e sotme ka gjithashtu në rend dite edhe ratifikimin e disa marrëveshjeve, si ajo me BERZH-n për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Durrës-Tiranë dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri; ratifikimin e marrëveshjes me palën suedeze për projektin e shërbimeve mjedisore me Shqipërinë, etj