• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KUVEND / Ruçi i preu fjalën, Albana Vokshi ‘zapton’ foltoren

by A R
09/11/2017 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita duket se është zbutur në qëndrimet e saj, karshi maxhorancës. Ndërprerja e fjalës së deputetes së PD-së Albana Vokshi është bërë shkas për përplasjen mes opozitës dhe maxhorancës në seancën e sotme. Seanca është hapur me interpelancën e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, të kërkuar nga deputeti i PS-së Alket Hyseni, por kjo gjë nuk është pranuar nga opozita.

Deputetja Vokshi ka kërkuar fjalën për procedurë, pra për të folur për të njëjtat tema të prekura nga ministrja por sapo ka nisur fjalinë e parë është ndërprerë nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ajo ka këmbëngulur të vazhdojë të flasë por fonia është ndërprerë. Ruçi i ka bërë vërejtje Vokshit dhe ka vendosur 5 minuta pushim. Megjithëse fillimisht u kundërshtua në kor nga deputetetët demokratë, pas rifillimit të seancës, PD-së i ka mjaftuar një kritikë për kreun e Kuvendit.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho tha se nuk duan të bëhen shkak për ndërprerjen e seancës por  se veprimi i Ruçit nuk ishte korrekt dhe se nuk duam të ndodhë më.

“Zonja Vokshi do fliste për procedurë por renditjen e interpelancave. Më parë ato bëheshin në fund të seancës. Ne nuk duam të bëhemi shkak që të ndërpritet seanca. Ju ja pretë fjalën por veprimi juaj nuk ishte korrekt dhe me pa tëdrejtë ja ndërpretë fjalën. Nuk duam të ndodhë më”, tha Spaho.

Më pas Ruçi tha që rregullorja nuk e përcakton se kur duhet të bëhen interpelancat por se mund të kalojnë edhe në fund të tyre.

Kujtojmë se që nga nisja e sesionit të ri parlamentar, seancat janë ndërprerë disa herë për shkak të përplasjeve të shkaktuara nga ndërprerja e fjalës së deputetëve të PD-së, përfshi Sali Berishën e Lulzim Bashën. /b.d

Next Post
Këngëtarja e njohur, bashkëpunimin me… Ajola Xoxën!

Këngëtarja e njohur, bashkëpunimin me... Ajola Xoxën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

AKU bllokon 110 ton fruta-perime në Shkodër, subjektit i ndërpritet aktiviteti

April 11, 2026
Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

Rama sulmon opozitën nga Lushnja: I gënjen mendja se mund të na mundin duke lehur në Bruksel

April 11, 2026
Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

Ndër ndërtesat më të fortifikuara në Islamabad, ja ku po vendoset fati i paqes SHBA-Iran

April 11, 2026
Reforma e bunkerizmit të kastës plurale solidare përballë drejtësisë dhe SHBA

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 11, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Vrau kunatin për parkimin e makinës, arrestohet autori

April 11, 2026
“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In