• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kuvend, Rama ‘thumbon’ Bashën: Monika të bën të ndihesh i fortë, por nuk të rrit dot

by A R
16/11/2017 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vijim të replikave të tij, kryeministri Rama tha se e mirëpret bashkëpunimin e opozitës nëse dëshiron të angazhohet për të mirën e vendit.

“Nëse doni të jepni një dorë, jepeni. Shqiptarët mund të kenë shumë halle, por kanë një nga gjërat që ju vazhdimisht e harroni. Për budallenj nuk i bën dot askush. Monika të bën të ndihesh i fortë, por nuk të rrit dot. Rritu Lul, rritu” – tha Rama ndër të tjera.

***

Basha dhe Rama kanë vijuar sërish replikat mes tyre. Kreu i PD u kërkoi socialistëve të ndalin “këtë buxhet të krimit”, ndërsa në përgjigje Rama i kujtoi Bashës çadrën. “Bërtisje të ngriheshin, por prape erdhe dhe u ule me mua dhe prapë do të vish të ulesh me mua”, tha Rama.

“Të ndalim këtë buxhet të krimit. Ky nuk është një moment për të bërë politikë. Ngrihuni në lartësinë e socialistëve të ndershëm. Ky nuk është buxhet, është prove e krimit dhe do të çmontohet njësoj si kjo qeveri e vdekur politikisht“, tha Basha

“Nuk doja të ngrihesha dhe mu kujtua çadra. Bërtisje të ngriheshin, por prape erdhe dhe u ule me mua dhe prapë do të vish të ulesh me mua. Jo vetëm se është dita ndërkombëtare e tolerancës, por sepse duke u ulur bashkë do të bëhet më mirë për vendin. The SHBA, Gjermania, Italia. Janë këtu Lul, janë në ministrinë e Brendshme. Punojnë me ne Lul, janë me ne. The u kap drogë, po 900 tonët e Lazaratit pse nuk i kapte askush“, tha Rama

***

Si kreu i PD-së, ashtu edhe kryeministri, kanë vijuar të citojnë Papa Françeskun në çdo replikë të tyre që prej nisjes së seancës në Kuvend.

“Sot është dita ndërkombëtare e Tolerancës dhe unë nuk mundem dot veçse të buzëqesh duke replikuar me shpifjet që më adresoi shumë i dashuri Lul”.

Kështu e nisi replikën e tij Edi Rama, i cili citoi sërish Papa Françeskun.

“Flisni vetëm për mëkate dhe skandale sepse ju intereson një pemë që bie dhe jo pylli që rritet” – tha kryeministri.

Sipas tij Shqipëria është vendi më i përshtatshëm turistik me dy dete, dhe me terren të shfrytëzueshëm.

“Por sot jemi i vetmi vend që nuk kemi një hotel me pesë yje. Jo ylla të prerë të lyer me të verdhë e të ngulur atje që kanë emrin e pronarit dhe një ‘Palace’ nga mbrapa” – tha Rama.

Ai theksoi se qeveria nuk po bën shpikje, por po adapton legjislacionin e ngjashëm me vendet e tjera në Mesdhe.

“Po marr si shembull Malin e Zi që na ka lënë targën e nuk ia shohim më. Si do të bëhet ky pastrim parash, kur paketa është shumë e qartë?” –  replikoi kryeministri.

Rama zbardhi dhe emrin e aplikuesit të parë që kërkon të bëjë një investim të tillë.

“Është votues dhe mbështetës i PD-së. Quhet Avni Ponari dhe kërkon të ndërtojë një hotel me pesë yje në Valbonë. Paratë e kujt po pastron ky?” – tha Rama.

“Je një kopje e pagëlltitshme e Lulit të Vocërr”, tha Rama.

Basha deklaroi se ky është buxheti i pastrimit të parave dhe varfërimit të shqiptarëve. “Nuk ka investitorë europianë që duan të ndërtojnë hotelë me 5 yje, është flota e trafikantëve të drogës që kërkon të ndërtojë hotele me 5 yjë për të pastruar paratë”, deklaroi Basha.

“Ke marrë fund politikisht dhe nga pikëpamja logjike dhe e fjalëve. Dërdëllit më batuta dhe diversionë për njerëz që i etiketon si financues të një partie apo një tjetre. Katër vjet me radhë u bërë gazi i botës me drogën dhe tani na thua se e mposhte drogën. Paniku të bën qesharak. Nuk jam këtu të merrem me ty, më intereson vendi. Ky është buxheti i pastrimit të parave dhe varfërimit të shqiptarëve. Ka hotele me 5 yjë në Shqipëri, ti dhe ministrat e tu i njihni shumë mirë. Nuk ka investitorë europianë që duan të ndërtojnë hotelë me 5 yje, është flota e trafikantëve të drogës që kërkon të ndërtojë hotele me 5 yjë për të pastruar paratë”, deklaroi Basha.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155314318656523/

/JavaNews/b.d

Next Post
Vidhet gomonia në Himarë, dyshohet se do përdoret për trafik

Vidhet gomonia në Himarë, dyshohet se do përdoret për trafik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

October 30, 2026
Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

October 30, 2026
Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

Trafikim i qenieve njerëzore nga Kina, policia finlandeze arreston nëntë persona

October 30, 2026
E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

E paprecedentë/ Papa Leoni XIV voton me postë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

October 30, 2026
Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

Rritja e pagës për çdo gradë në polici, nga janari 2027, inspektorët 20 mijë lekë më shumë

October 30, 2026
VIDEO-Pogradec, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë, shfrytëzonte lokalin për të shitur drogë! Sekuestrohen kanabis dhe para..

Operacioni “Gjurmët”/ Zbulohen mbi 56 kg kanabis në pyjet e Komanit, arrestohen 4 persona

October 30, 2026
Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

Aksidenti hekurudhor me 69 viktima, ministri i Transportit i Spanjës refuzon të japë dorëheqjen

October 30, 2026
Përfundon me sukses ndërhyrja kirurgjikale e Papa Leos, Vatikani: Gjendja shëndetësore është e mirë

Papa Leo XIV aplikoi për votim me postë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In