• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KUVEND/ Paloka: Zgjedhjet janë në rrezik; Ruçi: As te Gjin Gjoni nuk keni besim?

by A R
16/01/2017 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i grupit të deputetëve demokratë Edi Paloka ka mbajtur një fjalim në nisje të sesionit të ri parlamentar ku ai theksoi edhe njëherë qëndrimin e opozitës për reformën zgjedhore duke sanksionuar votimin elektronik. Ai deklaroi se zgjedhjet e lira është çështja më thelbësore. Mospërmbushja e kushteve të opozitës sipas tij të materializuara edhe në një memorandum të nënshkruar nga 20 parti parlamentare dhe jo-parlamentare, tregojnë se zgjedhjet e ardhshme janë në rrezik.

“Siç parashtrova në konferencën e kryetarëve, çështja parësore është ajo e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nuk mund të ketë çështje më thelbësore se garantimi i votës së lirë dhe rikhtimi i besimit të qytetarët se vota e pacënuar do të vendosë për të ardhmen e tyre. Kjo nuk është vetëm çështje e opozitës. Shqiptarëve duhet tu rikthehet besimi se vota e tyre do të numërohet drejtë. Pikërisht për këtë qëllim merr vlera historike. Mbi 20 parti kanë nënshkruar sot një memorandum”, deklaroi Paloka.

Ruçi: Kushti juaj alibi, pse nuk u kujtuat 3 vite e gjysmë?

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryetarit të grupit të deputetëve socialistë Gramoz Ruçi. Ai tha se kërkesa e PD-së është vetëm një alibi, pasi ata nuk u kujtuan për 3 vite e gjysmë për këto ndryshime në Kodin Zgjedhor. Sipas Ruçit, këto ndyshime nuk mund të kryhen më vonë se 6 muaj para zgjedhjeve.

“Zotëri, ku keni qenë këto 3 vite e gjysmë, piëkrisht për këtë çështja kaq madhore sa e quani juve. Unë edhe njëherë tjetër u kam drejtuar pyetjen dhe ju u kujtuan vetëm tashmë që e mbyllëm dhe u kujtuan sesionin e fundit. Ju e dini shumë mirë se ndryshimet thelbësore në kod bëhen 6 muaj para zgjedhjeve. Pa me pak fjalë juve nuk keni dashur. Nuk keni pasur vullnetin politik por këtë e kërkoni si alibi sot”, tha Ruçi.

Ruçi thumboi opozitën duke thënë se nuk e di se çfarë kërkon në një kohë kur Kolegji Zgjedhor dhe firma e prodhimit të kartave të identiteti janë zgjedhur prej saj, madje edhe Kodi është hartuar prej saj.

“E fundit çfarë është? Kolegji Zgjedhor! I keni bërë gjykatat e apelit siç deshët. E nxorët Kolegjin Zgjedhor si e deshët. Edhe te Gjin Gjoni nuk keni besim juve? Po me Gjini ç’keni xhanëm? Do ta humbisni edhe si votues”, u shpreh Ruçi.

/a.m.

Next Post
Akuza për ryshfet, kërkohet arrestimi i shefit të Samsung

Akuza për ryshfet, kërkohet arrestimi i shefit të Samsung

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

Kriza me ujin në Vlorë/ “Jemi gropë për Vitin e Ri”, peshkatari: E kemi ‘dhuratë’ nga Edi Rama!

December 29, 2025
FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

FOTO/ Makina del nga rruga në Korçë-Ersekë, plagoset në aksident çifti i të rinjve! Nisen drejt spitalit me urgjencë..

December 29, 2025
Do të punojnë 4 orë më shumë në ditë, Qeveria miraton vendimin për pagesat e policëve, si do të kompensohen efektivët

Ndryshimet në Policinë e Shtetit, emrat e drejtuesve të rinj në disa komisariate të vendit

December 29, 2025
Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

Shpërthimi në Shkodër – Kush ishte viktima Hysni Ymeri, vëllai i dënuar më parë për vrasje! Pistat që po hetohen…

December 29, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ilir Meta kallëzon Drejtorin e Burgjeve për shpërdorim detyre: “Shkelje e të drejtave të njeriut dhe abuzim gjatë qëndrimit në qeli”

December 29, 2025
VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

VIDEO/ Aksident i rëndë rrugor me 2 të vdekur, mbeti i plagosur edhe kampioni botëror i boksit. Në momentin e përplasjes…

December 29, 2025
Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

Proda firmos shkarkimet nga detyra për drejtorin e policisë Lezhë dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz. Ja arsyeja e lëvizjeve

December 29, 2025
Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

Sali Berisha uron Kurtin për fitoren: Zgjedhjet, një sukses i vërtetë i demokracisë në Kosovë!

December 29, 2025
(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

(VIDEO) Vlora, prej katër ditësh pa ujë/ Qytetari-gazetares: Mos m’u afro se jam pa larë

December 29, 2025
“Bashkimi” trimëron Flamur Nokën: Ramës do t’i përgjigjemi me çdo armë!

Foltorja e PD, Flamur Noka thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: Në orën 18:00 përpara Kryeministrisë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com