• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

KUVEND/ Lojërat e fatit, Rama: Pronarët e bixhozit me skeda të rënda kriminale!

by Java News
25/10/2018 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

prej orës 10:00 vijon seanca e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa opozita vijon bojkotin. Maxhoranca pritet të votojë sot mbylljen e bixhozit në Shqipëri në gjitha format dhe llojet. Drafti i propozuar nga qeveria, i ndryshuar nga Komisioni i Ekonomisë, parashikon mbylljen e të gjitha pikave të basteve, kazinove, bingove, garave në pistë dhe çdolloj basti të organizuar. Drafti ndalon edhe bixhozin online në distancë, ndërsa parashikon kalimin e lojërave të fatit monopol shtetëror.

Ligji për teatrin
Maxhoranca do të shqyrtojë sot në Kuvend edhe dekretin e Presidentit Ilir Meta që ktheu sërish për rishqyrtim ligjin që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar. Pritet që dekreti të rrëzohet dhe për rrjedhojë ligji hyn në fuqi menjëherë, pasi e drejta e Presidentit për ta kthyer ligjin është vetëm njëherë.

Në 11 tetor, Kreu i shtetit, Ilir Meta ka refuzuar sërish miratimin e ligjit të maxhorancës, që i hap rrugën shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Në dekretin e ri të Presidentit evidentohen në total 9 shkelje ligjore, të cilat sipas Metës nuk janë reflektuar në draftin e miratuar nga Parlamenti.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend kryeministri Edi Rama u shpreh se;

“I dënuar për pengmarrje, plagosje, shkatërrim prone dhe prodhim të lëndëve plasëse, për trafik ndërkombëtar droge, për shfrytëzim prostitucioni. Këto janë skedat penale të pronarëve të kompanive të basteve, personazhe të një bote që pak ka pasur që të bëjë me ligjshmërinë dhe mbarëvajtjen. Biznesi u transformua në hapësirën e pa kufijshme deri në 2013 dhe tamam sikur e theksoi kryetari i komisionit të Ekonomisë dhe financave është e pavërtetë se pas zhvillimit të operacionit Fundi i Marrëzisë, marrëzia është zhvilluar ende më. Ky është një kancer social. Kemi qenë këtu në sallë kur janë bërë përpjekjet për të ndalur lojërat elektronike. Në mandatin e parë nuk ia dolëm të votojmë në bllok, por bëmë një kompromis që për herë të parë me Bracen, theva edhe rregullin e votimit duke refuzuar për të mbyllur kazinotë në fund të dhjetorit. Në ndërkohë ndodhi që pak nga pak u krijua vetëdija se vendimi ishte i paplotë. Vendimi ka një dobi të jashtëzakonshme për të mbrojtur ekonominë dhe goditur krimin në një nga vatrat e veta më aktive”, u shpreh Rama para deputeteve.

Rama ironizon opozitën: Do fitonin baste, “kush shpif më shumë”

Në seancë Rama nuk i ka kursyer ironitë me opozitën. Ai hodhi poshtë zërat që sipas opozitës me mbylljen e basteve “dardha do ta ketë bishtin mbrapa”. Gjithashtu me ironi tha se po të ishte për baste, s’do kishte asgjë që të konkurronte golat e shpifjeve të Partisë Demokratike.

“Kazan më kazan, portal më portal, kanal më kanal, nga lloj lloj personazesh që e rrokanisën kokën e këtij populli me teorinë se kjo mbyllje është një dardhë që e ka bishtin prapa, duke i thënë njerëzve se po mbyllen bastet sportive, edhe për kacafytje gjysmë-gjelash do kishin vënë bast. S’do kishte gola, kush shpif më shumë nga PD, që të konkurronin golat e shpifjeve të PD. ¼ lojtarë pranojnë që t’paktën 1 herë kanë dashur të vrasin veten. Gati gjysma e lojëtarve thonë që jeta e tyre familjare është stres i vazhdueshëm për të gënjyer për të fshehur skedina, që pason pastaj me skandale e divorce. Dicka tjetër që nuk e kam thënë është ajo që thonë kryetarët e Bashkive të qyteteve më të vogla. Pikat e basteve kanë si klientë të pandarë një numër të konsiderueshëm burrash apo djemsh nga familje me ndihmë ekonomike,” tha Rama.

ma.me

Next Post
DiCaprio dhe Scorsese bashkohen sërish pas filmit “The Wolf of Wall Street”

DiCaprio dhe Scorsese bashkohen sërish pas filmit “The Wolf of Wall Street”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

Eric Wendt miratohet si ambasador në Tiranë

June 4, 2026
Investimi në Zvërnec, në protestë edhe qyetarët e Durrësit

Investimi në Zvërnec, në protestë edhe qyetarët e Durrësit

June 4, 2026
Pro protestës pa Berishën, pro investimit në Zvërnec

Pro protestës pa Berishën, pro investimit në Zvërnec

June 4, 2026
“Epsteini” ynë

Protesta duhet mbrojtur nga protestuesit, jo nga kundërshtarët e saj

June 4, 2026
Rama reagon sërish për jehonën në Greqi ndaj protestës në Zvërnec: 35 vjet s’e kam parë kurrë këtë mobilizim! (VIDEO)

Rama përgjigjet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Na e kaluan topin njëherë, tani s’na ikën më!

June 4, 2026
Koçiu: Investimi në Zvërnec është mundësi historike për turizmin shqiptar

Koçiu: Investimi në Zvërnec është mundësi historike për turizmin shqiptar

June 4, 2026
“Zvërneci”/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë

“Zvërneci”/ Qytetarët protestojnë sërish para Kryeministrisë

June 4, 2026
Zbardhet agjenda e Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat/ Rama pjesë e takimit me liderët europianë

Zbardhet agjenda e Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Tivat/ Rama pjesë e takimit me liderët europianë

June 4, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

June 4, 2026
Zvërneci, përplasje për protagonizëm në protestë? Lapaj i merr “stafetën” Qorrit

Zvërneci, përplasje për protagonizëm në protestë? Lapaj i merr “stafetën” Qorrit

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In