Rasti i rrallë i 10 vjeçarit Kristi Maze, i cili vuan nga një problem në mëlçi është bërë objekt debati në kuvend, pas një proteste jashtë ambienteve të parlamentit. Përpara nisjes së seancës deputetet demokrate Arbjona Halimi dhe Albina Deda i kanë bërë apel Ministrisë së Shëndetësisë që të marrin seriozisht rastin e këtij vogëlushi.
“Edhe pse rasti është bërë publik prej disa ditësh, nga Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, nuk ka asnjë reagim. Që në fillim të seancës së sotme parlamentare, unë do të kërkoj fjalën për procedurë, dhe do të flas për rastin. Do të kërkoj ndihmën e deputetëve të Kuvendit, për t’i ardhur në ndihmë Kristit. Po kështu bëj apel ministrit të Shëndetësisë që të reagojë për rastin e 10-vjeçarit”, tha deputetja Halimi.
Me nisjen e seancës Ministri Beqaj ka reaguar në lidhje me çështjen duke kritikuar deputetet e opozitës teksa tha se është për të ardhur keq që PD bën politikë me sëmundjen. Beqaj ka saktësuar se nuk është çështje parash, por çështje mjekësore, pasi për të bërë transplantin e mëlçisë së vogëlushit duhet një organ i plotë, i cili mungon në vend.
“Është për të ardhur keq sesi jeni katandisur sepse jeni kaq të pashrese saqë kërkoni të bëni lajm edhe me sëmundjen. Kursejini skenat e juaja të dalldisë. Nuk është fjala për para ende. Që në nëntor të 2014 strukturat e Ministrisë së shëndetësisë janë marë me këtë rast, i cili është mjaft i rrallë. I jemi drejtuar isntitucioneve të huaja shëndetësore dhe është fjala për të bërë një transplant të mëlçisë, që do të thotë duhet të kemi një organ për të bërë transplantin. Ky rast nuk zgjidhet me transplant të pjeshëm.
Familjarët ndryshe nga cthuhet janë njoftuar për të gjitha përpjekjet që janë bërë, dhe ne ende nuk kemi hequr dorë nga kjo cështje, pavarësisht se ende nuk ka mundësi dhe nuk është gjendur një organ për rastin. Po jua përsëris nuk është cështje parash.” – th Beqaj.
Albina Deda në reagimin e saj ka kërkuar largimin e Ministrit të Shëndetësisë, madje ka thënë në sallën e parlamentit se e gjithë qeveria përbëhet nga njerëz të droguar