• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Politikë

KUVEND / Ahmetaj flet si ministër Financash: FMN konfirmoi reformat

by Aalison Pearse Stevens
18/02/2016 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi konsolidimin e reformave në Shqipëri, deklaroi të enjten në seancën plenare të Kuvendit, Arben Ahmetaj, ministri i ri i Financave i propozuar nga Kryeministri, ende i padekretuar nga Presidenti i Republikes.

Ministri Ahemtaj komentoi se aprovimi i dy kësteve të kredisë nga FMN në vlerë mbi 70 milionë euro nuk është vetëm çështje transhi, në kushtet kur buxheti i shtetit është likuid.

Madje, sqaroi ai, ka likuiditete të marra në tregun ndërkombëtar me një kosto më të ulët. “Për ministrin Ahmetaj miratimi i kredisë, është konfirmimi i të gjitha reformave që qeveria Rama ka ndërmarrë.

Ahmetaj tha se kemi arritur të garantojmë një rritje të konsoliduar ekonomike, 3 herë më shumë se ajo që gjetëm e që rezulton edhe më e lartë se mesatarja globale.

Vendi ynë, tha ai, renditet i dyti në rajon pas Malit të Zi si përsa i përket ritmit të rritjes ekonomike ashtu edhe nivelit të investimeve të huaja, që llogariten afro 1 miliard euro.

Kjo, vuri në dukje ai, nuk është e rastësishme.

“Së bashku me sukseset, FMN vë gishtin edhe në risqet që ka ekonomia shqiptare, të jashtme apo të brendshme”, tha Ahmetaj, ndërsa shtoi se “koncensionet përmbajnë një risk për të gjitha qeveritë, apo buxhetet, nëse janë të pakujdesshme si ato të energjisë elektrike në 8 vitet e fundit apo fundosja e KESH-it”.

Më tej, Ahmetaj renditi edhe disa koncensione të tjera të dhëna nga qeverisja e djathtë, që sipas tij, janë një dështim e që kanë sjellë kosto për biznesin e qytetarin, si Rapiskan apo ai i portit të Durrësit, që sipas z. Ahmetaj e ka bërë atë të pamenaxhueshëm.

Ministri Ahmetaj po ashtu vuri në dukje se FMN konfirmoi trajektoren balancën pozitive në buxhetin e shtetit, ose atë që ne i referohemi si defiçiti primar.

Në risqet e jashtme minsitri Ahemtaj përmendi Greqinë, në të cilën tha ai, rritja ekonomike rezulton negative.

Duke folur për skualifikimin e dy kompanive pjesëmarrëse në tenderin për zonën eknomike të Spitallës, ministri Ahmetaj tha se ky përbën rastin spektakolar të përgjegjshmërisë së një qeverie dhe diferencës në filozofinë ekonomike. “Kam dosjen e 9 zonave eknomike të dhana nga ju e që nuk kanë funksionuar asnjëra. U detyruam t’i anullonim”, deklaroi Ahmetaj.

Lidhur me Spitallën, Ahmetaj informoi se kompania Deloitte bëri kontrollin financiar të kompanive pjesëmarrëse dhe kjo ishte arsyeja pse ne vendosëm skualifikimin e tyre. “Natyrisht kishte edhe arsye poliitke të shpjeguara nga kryeministri. Tenderi do të rihapet”, deklaroi Ahmetaj.

Next Post

“Lech Walesa, lideri i Solidarnosc, ka qenë një agjent sekret komunist”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In