Një kuti e purove nga koleksioni personal i ish-udhëheqësit kuban, Fidel Castro, është shitur në një ankand në Boston për 26.900 dollarë, transmeton Kp.
Së bashku me kutinë e drurit në të cilën kishte lënë nënshkrimin e tij Castro, gjithashtu u shit edhe fotografia e tij, që ai nënshkroi për filantropin Evan Halper në vitin 2002. (b.an)