• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kusuret e pashallarëve lokalë për Edi Ramën!

by Denis Dyrnjaja
16/03/2023 09:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Koha ka treguar e provuar se dëmi më i madh politik PS i vjen nga vetja sesa nga opozita. Rasti i fundit i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla i arrestuar mbrëmë nga SPAK-u, por edhe rastet të mëparshme në vite që prej ish-Kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi, ish-Kryebashkiakut të Lushnjes Fatos Tushe apo Kryebashkiakes në detyrë të Komunës Dimal (Ura Vajgurore) Juliana Mema që pritet t’i trokasë SPAK në derë nga ora në orë për abuzime me tenderët dhe shpërdorim detyre kanë kompromentuar fort imazhin e qeverisjes së pretenduar me duar të pastra dhe në shërbim të qytetarëve.

Në prag të zgjedhjeve lokale të 14 majit dhe objektivit për një fitore të tretë edhe në pushtetin lokal, përveç atij qëndror, këto skandale të kryebashkiakëve socialistë janë një kosto e shtuar dhe direkte për Edi Ramën, sidomos kur e gjithë pesha e pushtetit tanimë është mbi PS që kontrollon gjithçka. Me një opozitë e cila po kalon një gjendje së nderë për çelësat e “kullës se barit” brenda saj, Edi Rama ka një sfidë specifike para vetes dhe opinionit publik për kandidatët të cilët do të përzgjedhë për të qenë fytyra përfaqësuese e PS në pushtetin lokal.

Publikut mund t’i thuhet për një rast të izoluar që përgjegjësia, veçanërisht ajo penale është individuale, por nuk mund të “kapërcesh lumin” vetëm duke thënë se nuk di gjë për ata që hanë dardha pas kurrizit tënd. Se edhe dardhat sado të buta, kërcasin në gojë, sidomos ato që kanë edhe shumë lëng. E si po duken gjasat nga këto dardha kanë ngrënë plot “pashallarët e pushtetit lokal”, pas syve e veshëve të kryeministrit, paçka se ai herë i sheh e dëgjon e herë jo.

Të të bien kryebashkiakët njëri pas tjetrit në burg e të të hetohen me duzina drejtorët e bashkive, nuk është ndonjë krenari edhe pse Rama këtu luan me variantin e fryteve që po jep reforma në drejtësi. Por mes dështimit të shumë zyrtarëve lokalë të kapur në korrupsion dhe sukseseve të drejtësisë së re, Rama duhet të ndjehet më shumë i sekëlldisur nga marrja e erzit prej atyre që iu ka besuar përgjegjësi, se sa i nderuar nga reforma në drejtësi që është thjeshtë një akt poktik i mazhorancës së tij. Ndaj është koha të shkundet mirë pema e të zgjedhurve e “dardharët e kalbur” të bien në tokë e të gjenden të tjerë kandidatë pa cene e halle.

Herën e parë kur t’i hanë dardhat nuk ke faj se nuk e dije, herën e dytë se besove, por nëse vazhdon e përsërit për herë të tretë i bie që me koshiencë e zgjodhe atë kandidat dhe e pranove. Ndaj këtë herë z Kryeministër nuk mund të thuash më së përgjegjësia është individuale ndaj çdo kujt që del nga rruga e ligjit e abuzon me detyrën. Se para se të dalin para popullit për t’iu marrë votat, këta dardharët e vjetër e të rinj do marrin certifikimin nga ti, e kjo është mirëfilli përgjegjësi.

Nuk funksion më versioni kur ka sukses e ndajmë bashkë, kur plas skandali fajin e ka ajo/ai. Pushteti nuk është lojë kukafshehti, është lojë dinjiteti dhe këta të pushtetit të vogël vendor po dalin më të paparashikueshëm se ata bobat lart të pushtetit qendror. Kujdes koshin me dardha z Kryeministër se do të t’i hanë pashallarët e agallarët bashkiakë poshtë tyre dhe do të të mbetet koshi bosh e s’do kesh më pastaj edhe kë të fajësosh!

Next Post
“Rama përfiton nga përçarja”/ Sula: Të lëmë luftën, në 14 maj të jemi të bashkuar! S’ka rëndësi kush ka vulën, dalim me një kandidat…!

"Nuk shtyhet më", revoltohet deputeti demokrat: Në Shqipëri kanë mbetur vetëm budallenjtë dhe militantët

Comments 1

  1. eli says:
    4 years ago

    Ja ke futur komplet kot!Jeton ketu apo ne hene?!Nuk ka njerez perfekte ne Shqiperi.Njezet e kusur vjet sherbyen si helm per te shkaterruar karakterin e njeriut.Kushdo qe ka ate detyre eshte e sigurte se i ka ndyre duart,pavaresisht se jane kapur vetem tre a kater.E vetmja shprese per vendin eshte qe drejtesia te filloje te funksionoje dhe te tregoje qe po fillon nje ere e re.Por edhe kjo duket e veshtire sepse edhe shumica e gjyqtareve dhe prokuroreve qe e kane kaluar vetingun,vijne nga pjesa e infektuar njerezve.Pra Zoti na ndihmofte!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In