• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kushtojini vëmendje rregullave/ Si të zgjidhni destinacionin e duhur të pushimeve pas COVID-19?

by
21/05/2021 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke marrë parasysh që në 12 muajt e fundit ose më shumë nuk kemi mundur të udhëtojmë për shkak të pandemisë së koronavirusit, është normale që të kemi dëshirë për pushime. Por ka disa vështirësi në zgjedhjen e destinacionit të udhëtimit në mënyrë që të jetë argëtues dhe i sigurt, relaksues dhe stimulues.

Cilido qoftë pushimi që dëshironi, zgjedhja e një destinacioni udhëtimi në epokën Covid është edhe më e ndërlikuar.

Sepse përveç pyetjeve të zakonshme, shtohen edhe të tjera në lidhje me sigurinë, rregullat e vendit të destinacionit dhe mjetet që do të përdorim për t’i arritur dhe vizituar ato, si edhe gjendjen shëndetësore dhe sociale që do të gjejmë në atë vend.

Me pak fjalë, zgjedhja e opsionit të duhur mund të jetë një detyrë shqetësuese.

Ne po ju rendisim 4 këshilla për të zgjedhur destinacionin perfekt dhe për të arritur sa më shpejt të jetë e mundur.

Si të zgjidhni destinacionin e udhëtimit që është i përshtatshëm për ju?

Kushtojini vëmendje rregullave

Në një botë që ende po lufton pandeminë e koronavirusit, me kufizime dhe rregulla udhëtimi që ndryshojnë vazhdimisht, nga vendi në vend është mirë të mos jesh i papërgatitur.

Para se të rezervoni pushimet në çdo destinacion, duhet të njihni rregullat e Covid. Sidomos nëse doni të shkoni jashtë vendit.

Këshilla jonë është që gjithmonë të mbani nën kontroll faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku mund të gjeni informacione të përditësuara, por edhe agjencitë e udhëtimeve.

Hartoni një listë të destinacioneve që mund t’ju pëlqejnë dhe më pas kontrollojini ato një nga një, si për të ditur nëse është e mundur të shkoni, ashtu edhe për të ndjekur procedurat, që të mos qëndroni mbeten në karantinë. A është situata që do të gjejmë ë e qëndrueshme dhe e sigurt? Si po shkon epidemia? Çfarë kufizimesh ekzistojnë për të udhëtuar? A janë restorantet e hapura?

Gjithçka është në internet. E tëra që ju nevojitet është një kërkim në Google për të gjetur të gjitha përgjigjet.

Çfarë do të donit të bënit?

Kur merrni në konsideratë destinacione të shumta për pushime, është e rëndësishme të mbani mend se çfarë ju pëlqen të bëni dhe çfarë lloj udhëtimi dëshironi.

Zgjedhja e destinacionit të duhur për një udhëtim kërkon një analizë të brendshme të aktiviteteve që vërtet ju interesojnë.

Pyet veten: cili është qëllimi i këtij udhëtimi? A doni thjesht të shijoni një relaksim në një vend të qetë ose të vizitoni vende të reja? Dëshironi të ecni, të bëni ski apo të bëni banjo dielli?

Pasi të keni vendosur se çfarë dëshironi të bëni, zgjedhja e destinacionit tuaj do të jetë më e lehtë.

Faktori kohë

Është shumë e rëndësishme të merrni parasysh se sa kohë keni në dispozicion për pushimet tuaja. Zgjidhni cilësinë mbi sasinë.

Në fakt, është gjithmonë më mirë të arrish në destinacionin tënd dhe të kalosh kohë, qoftë edhe pak, duke takuar njerëz të rinj dhe duke u njohur me kulturën në vend që të nxitosh në vende të ndryshme vetëm sa për t’i shënuar në listë.

Duke vepruar kështu, në fakt, jo vetëm që nuk do të përjetoni plotësisht ndonjë udhëtim, por gjatë kthimit mund të ndiheni më të stresuar dhe të lodhur sesa ishit para nisjes.

Llogarisni gjithmonë buxhetin tuaj

Kur zgjidhni një destinacion udhëtimi, është e rëndësishme të merrni gjithmonë parasysh buxhetin tuaj.

Kostoja është në fakt një faktor përcaktues për pushime, veçanërisht në zgjedhjen e vendit që do të vizitoni.

Bërja e disa hulumtimeve në internet para rezervimit ju lejon të kontrolloni opsione të shumta dhe të zgjidhni atë që është më afër sasisë që keni përcaktuar.

Për ata që kanë një buxhet të kufizuar, një këshillë mund të jetë udhëtimi jashtë sezonit; për të kursyer në fluturime dhe akomodim. / b.h

Next Post
Falenderon emër për emër patronazhistët, Braçe: Fitorja është e qartë dhe e pastër si drita e diellit!

Përdhunimi i të miturës/ "Ligjet të zbatohen një për një", Braçe: Duhet ‘vrarë’ ky normalitet e fenomen!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rithemelimi ftoi Bashën, Bejko kundër: Eshtë pazar! Bardhi prishi skemën, uli Berishën në tryezë me Ramën

“Janë matrioshka që dolën nga kukulla e madhe”, Bejko ironizon drejtuesit e PD-së

July 17, 2026
Kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

Kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë territorin

July 17, 2026
SHBA sulmon disa ura në ditën e 6 të sulmeve ndaj Iranit, Teherani synon forcat amerikane në Siri

SHBA sulmon disa ura në ditën e 6 të sulmeve ndaj Iranit, Teherani synon forcat amerikane në Siri

July 17, 2026
“Si u thua protestuesve hiçër ti?!”/ Gjergj Luca: U turr inkuizicioni “Luca në litar”, çfarë kanë bërë në jetë ata?

“Si u thua protestuesve hiçër ti?!”/ Gjergj Luca: U turr inkuizicioni “Luca në litar”, çfarë kanë bërë në jetë ata?

July 17, 2026
“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

“Spiropali ju ka sjellë dokument me 11 pika, ç’do të bëni?”/ Ja ç’thotë Klosi për disidencën e Spiropalit

July 16, 2026
“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

“Nëse nuk të “bekon” Noka, nuk bën karrierë në PD” Kuçana flet për përplasjen me Berishën

July 16, 2026
Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

Kuvajti shkatërron në ajër 32 dronë “armiqësorë”, Irani vazhdon të shënjestrojë objektivat kritike në vend

July 16, 2026
Të moderuarit pro amerikanë të Saliut

Klubi i futbollit “Djemtë e Jugut”… (Dhe përse Anglia nuk do dalë kurrë kampion)

July 16, 2026
Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

Nga “seen” te darka: Haaland pranon më në fund ftesën e Holland

July 16, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protesta/ Analisti në “Real Story”: Jemi mes sovranitetit të kombit dhe sovraniteti të shtetit…

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In