• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kushtetuta kosovare s’ka zgjidhje për krizën në Kuvend

by Java News
29/08/2017 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza politike, e cila është produkt i mos përfundimit të procesit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës, nuk ka ndonjë zgjidhje kushtetuese, vlerësojnë njohësit e të drejtës kushtetuese dhe të zhvillimeve politike në vend.

Deri më tash, pas gjashtë vazhdimeve të seancës konstituive të Kuvendit, deputetët ende nuk kanë arritur të zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët, me çka do të rrumbullakohej procesi i konstituimit të legjislativit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, i gushtit të vitit 2014, i jep të drejtën subjektit politik apo koalicionit parazgjedhore , i cili merr numrin më të madh të ulëseve në Kuvend, që ta propozojë kryetarin e Kuvendit. Në rastin e tanishëm, propozimin duhet ta bëj koalicioni PAN, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Por deri më tash koalicioni PAN nuk ka propozuar një kandidat për kryetar të Kuvendit.

Mazllum Baraliu, profesor i të Drejtës Kushtetuese, duke folur për Radion Evropa e Lirë, shpjegon se në këtë rast nuk ekziston një zgjidhje kushtetuese, e cila parasheh afate kohore për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Është mangësi serioze e Kushtetutës që nuk e ka paraparë një situatë të tillë, për arsye se kushtetutëbërësi ka menduar se nuk do të vijë deri te situatat e tilla, ngërçet e tilla, mosshfrytëzimi i autorizimeve të tilla. Kjo për arsyen se vet posti i kryetarit të Kuvendit nuk është ndonjë post i rëndësishëm dhe vendimmarrës, në kuptimin e ekzekutivit. Ai konsiderohet si një post koordinues i operacioneve më tepër teknike dhe operative, bashkë me kryesinë dhe nënkryetarët e Kuvendit”.

Megjithatë, profesor Baraliu thekson se një zgjedhje të mundshme duhet ta kërkojë presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës i jep atij kompetencën dhe obligimin që të kujdeset për funksionimin kushtetues të institucioneve të vendit.

“Unë mendoj që është koha e fundit që Presidenca të mos jetë pasive, por që sa më parë – në këtë vakuum tashmë të krijuar, sepse nuk është caktuar ende ndonjë datë tjetër e vazhdimit të seancës nga kryesuesi – t’i ftojë partitë politike dhe të reflektojnë, të merren vesh për ndonjë solucion. Eventualisht, nëse nuk merren vesh për asgjë, atëherë të merren vesh që të shkojnë bashkërisht në shpërbërje të parlamentit”, tha Baraliu. Ai shton se kjo do ta çonte vendin në zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.

Por, Arben Qirezi, analist i çështjeve politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngërçit politik, megjithatë duhet t’i gjendet një zgjidhje politike.

“Po konsideroj që nuk do të thotë që çdo procesi politik t’i vihet përballë një zgjidhje kushtetuese. Ky ngërç politik mund të zgjidhet edhe përmes zgjidhjeve politike. Nuk është e domosdoshme që të ketë vetëm zgjidhje kushtetuese”.

Analisti Qirezi shpreh mendimin që tashmë kanë ngelur tri rrugë për zgjidhje të ngërçitpolitik. Zgjidhja e parë, sipas tij, është arritja e një konsensusi të subjekteve politike parlamentare.

“Pra, të fillohet me një konsensus që të ketë formim të institucioneve, përkatësisht, që të mos ketë zgjedhje të parakohshme. E dyta është që Presidenti i vendit mund të thërras qoftë takim konsultativ, qoftë të kërkojë nga grupi politik PAN, së pari, por edhe nga grupet e tjera politike që t’i bëjnë propozimet e personaliteteve për funksionet përkatëse, për shkak të të cilave është duke u bllokuar situata. Zgjidhja e fundit është që nëse kalohet çdo kohë e arsyeshme, brenda të cilës nuk ka zgjedhje të institucioneve, të cilat pritet të zgjidhen, atëherë të shkohet në zgjedhje të parakohshme”, tha Qirezi.

Ngërçi politik në Kosovë ka nisur që nga mbledhja konstituive e Kuvendit, e cila ka nisur më 3 gusht. Deri më tash, ajo është vazhduar gjashtë herë, por nuk është arritur zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve, ndërkaq ende nuk është precizuar ndonjë datë se kur do të vazhdojë seanca konstituive e legjislativit, përgatiti Zëri. (b.an)

Next Post
Hummels rrezikon dënimin nga Bayern, pse hidhet nga ballkoni në pishinë

Hummels rrezikon dënimin nga Bayern, pse hidhet nga ballkoni në pishinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

April 26, 2026
Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

Tre atentatet ndaj Donald Trump në më pak se 2 vjet/ Motivet, arrestimet dhe pasojat në politikën amerikane

April 26, 2026
Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

April 26, 2026
52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

52-vjeçari në Fier qëllon me kallashnikov në ajër dhe kanos një grua, arrestohet nga Policia (EMRI)

April 26, 2026
Atentati ku dyshohet se janë vrarë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” nga plumbat

Atentati ku dyshohet se janë vrarë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” nga plumbat

April 26, 2026
“Pamë tmerr me sy”/ Flasin dëshmitarët e sulmit në darkën e Trump

“Pamë tmerr me sy”/ Flasin dëshmitarët e sulmit në darkën e Trump

April 26, 2026
Të shtëna me armë zjarri në Balldren të Lezhës, vriten 2 persona

Të shtëna me armë zjarri në Balldren të Lezhës, vriten 2 persona

April 26, 2026
Thyerja e ‘arrestit në shtëpi’, 375 raste gjatë vitit 2025! Të akuzuarve u shtohet deri në 5 vite burg

Thyerja e ‘arrestit në shtëpi’, 375 raste gjatë vitit 2025! Të akuzuarve u shtohet deri në 5 vite burg

April 26, 2026
Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit

Këmbëngulja e Berishës si strategji e dështimit

April 26, 2026
Shpenzimet fiskale të Kinës në tremujorin e parë shënuan ritmin më të shpejtë në 5 vjet, të ardhurat u rritën me 2.4%

Shpenzimet fiskale të Kinës në tremujorin e parë shënuan ritmin më të shpejtë në 5 vjet, të ardhurat u rritën me 2.4%

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In